Infermierë e sanitarë të spitalit të Peshkopisë kanë dalë në protestë ditën martë për shkurtimet që po kryhen ne spitale, një nismë kjo e Ministrisë së Shëndetësisë e paralajmëruar disa muaj më parë. Infermieret e shkarkuara thonë se iu është komunikuar vendimi, por nuk kanë marrë asnjë motivacion për pushimin nga puna. Sipas tyre, pritet që të largohen nga puna edhe 20 infermiere e sanitare të tjera.

Disa javë më parë, po në këtë spital janë bërë shkurtime në staf. Largime nga puna ka patur gjithashtu edhe në spitalin e Tepelenës dhe të Përmetit.