Peshkopi/ U kap duke transportuar 14 kg kanabis, në pranga një 53-vjeçar

Një 53-vjçar u arrestua nga policia pasi u kap duke transportuar 14 kg kanabis me makinë.

Ai udhëtonte me makinë nga Peshkopia drejt Tiranës. Policia ndaloi 53-vjeçarin me iniciale J.L. banues në Peshkopi, në vendin e quajtur 'Ura e Institutit'.

Gjatë kontrollit të ushtruar në makinën e tij u gjetën 14 kanabis.

Policia gjithashtu sekuestroi në cilësinë e provës materiale dhe 2 aparate celularë si dhe automjeti me të cilin udhëtonte 52-vjeçari.

"Gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin me të cilin po qarkullonte ky shtetas, në vendin e quajtur "Ura e Institutit", shërbimet e Policisë kanë gjetur rreth 14 kg lëndë të dyshuar cannabis sativa. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar lënda narkotike, automjeti dhe 2 aparate celular" - thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme, Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".

E.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren