PESHKOPI - Kontakti me rrymën elektrike i ka kushtuar jetën një punonjësi të nënstacionit elektrik në qytetin e Peshkopisë. 55- vjeçari Haxhi Lleshi po përpiqej të riparonte një defekt në nënstacion kur në mënyrë të pavullnetshme ka prekur telat e korentit. 

Ai fillimisht mbeti i plagosur rëndë dhe u dërgua me urgjencë në spitalin e qytetit, por pavarësisht përpjekjes së bluzave të bardha, 55-vjeçari nuk mundi të mbijetojë.
 
Redaksia online
(ar.sh/Shqiptarja.com)