PESHKOPI- Vret shokun e ngushtë pas një sherri në lokal, arrestohet.
Policia ka bërë të ditur sot se 21 vjeçari Endrit Cena i akuzuar për vrasjen e Blondin Lushës, (ne foto) po 21 vjeç është prangosur sot.
Krimi ndodhi mbrëmjen e djeshme në lokalin e babait të Endrit Cenës, në afërsi të spitalit rajonal të Peshkopisë.
Nga të dhënat e para mësohet se konflikti ka nisur në ambientet e lokalit dhe është finalizuar me përdorimin e armëve të zjarrit.
Mësohet se dy të rinjtë fillimisht janë përfshirë në një konflikt verbal që ka agravuar dëri në përdorimin e armës. Ende nuk dihen shkaqet e sherrit.
Autori i krimit është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes, dhe është arrestuar mëngjesin e sotëm. Ndërsa babai i tij, Ramiz Cena, i cili ndodhej në lokal në momentin që ndodhi ngjarja, është shoqëruar nga forcat e policisë për të dhënë shpjegim për ngjarjen.
Nga Policia është bërë e mundur gjetja dhe më pas sekuestrimi në cilësinë e provës materiale e armës së zjarrit, lloji pistoletë tip ”Zastava”, e cila dyshohet të jetë përdorur si armë krimi nga autori i ngjarjes.
Blutë e Dibrës kanë nisur punën për zbardhjen e rrethanave të plota të ngjarjes dhe zbulimine shkaqeve që çuan në këtë krim.
Redaksia online
(sg/esh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com