Peshku redukton rrezikun e Alzheime

Peshku redukton rrezikun e Alzheime
Një menu e pasur me peshk, ndër të tjera, largon mundësinë e Alzheimer, sipas një studimi të fundit që përforcon vlerën e peshkut në tryezë.
 
Studimi që vjen nga Columbia University ka parë nivelet e beta amiloide në tru (një proteinë që shenjon praninë e Alzheimer dhe është toksike për neuronet) në një kampion personash mbi 65 vjeç që nuk vuanin nga seniliteti. Duke parë menunë e tyre të muajve të fundit studiuesit arritën në përfundimin se Omega 3 që gjendet te peshku, pula, frutat e thata me lëvozhgë redukton beta amiloide e cila shkakton plakjen e neuroneve.
 
Pra, sa më shumë Omega 3 në trup, aq më pak beta amiloide. Një shembull më konkret, një gram Omega 3, që gjendet në 50 gr peshk salmon, shkakton një reduktim 20-30% të beta amiloide.
 
Në përfundim, dieta më e mirë mbetet ajo që ka më pak mish të kuq e më tepër mish të bardhë dhe peshk dhe sa më shumë perime e fruta.
 
(ep/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Ushtria Izraelite godet objektivat e Hezbollahut në të gjithë Liban! E akuzon se fshihet pas sulmit me raketë në Lartësitë e Golanit 

Lufta/ Ushtria Izraelite godet objektivat e Hezbollahut në të gjithë Liban! E akuzon se fshihet pas sulmit me raketë në Lartësitë e Golanit