Peshohet droga e sekuestruar
në Vlorë, rezulton 4 tonë/ VD

Peshohet droga e sekuestruar<br />në Vlorë, rezulton 4 tonë/ VD<br /><br>
VLORE- Sekuestrohet një sasi prej 4 tonë kanabis në fshatin Babicë të Vlorës. Lënda narkotike e paketuar dhe gati për t’u trafikuar është zbuluar në një vilë dykatëshe në Babicë. Fillimisht u raportua për 10 tonë drogë, por pas peshimit ditën e sotme rezultoi se bëhej fjalë për 4 tonë drogë e llojit kanabis. 

Sipas burimeve të Report Tv nga policia aksioni po zhvillohej për arrestimin e Florian Habilajt dhe personave të tjerë që janë në kërkim, pasi dyshohet se fshihen në këtë zonë, ndërsa është zbuluar droga. Operacioni është zhvilluar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, Delta Forcë, Policia e Vlorës dhe anti-droga pas takimit të një nate më parë dhe informacioneve nga SHISH e dosja e përgjimeve nga Italia.

Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta bën të ditur se nga operacioni janë shoqëruar dhe ndaluar disa persona mes tyre pronari i vilës ku u gjet droga, por nga policia e Vlorës nuk jepen detaje nëse është arrestuar ndonjëri nga 4 të kërkuarit nga Italia për trafikun e mbi 3.5 tonëve kanabis nga Shqipëria drejt vendit fqinj. Në kërkim nga drejtësia italiane janë; Florian Habilaj, Armand Sula, Sabaudin Cela dhe Nezar Seiti.

Policia ka rrethuar banesën që u gjet droga duke mos lejuar që të mos afrohen as gazetarët, ndërsa vijojnë kontrollet në të gjithë zonën në banesat e tjera, pasi dyshohet se ka sasi të tjera kanabisi. Janë ngritur disa pika postblloku për arrestimin e personave që janë shpallur në kërkim, ndërsa pritet që të transportohet lënda narkotike që u bllokua mbrëmjen e sotme.

 

 

 

Operacionin në Vlorë e lajmëroi fillimisht në faqen e tij në Facebook ish-kryeministri Sali Berisha, i cili publikoi edhe videon me pamjet e sekuestrimit të drogës. “Ne Babice kapen 10 ton droge te klanit Rama - Tahiri! Sb qytetari dixhital denoncon! “Mirëmbrëma doktorr Në Babicë e vogël sapo është kapur rreth 10 ton drogë Në shtëpinë Armand Koçerri mik i habilajve Vila e personit e ruajtur me kamera dhe sistem sigurie”, shkruan Berisha.

Burime policore dyshojne se operacioni ende ne zhvillim e sipër u dekonspirua para kohe nga prokurori ne vendngjarje Vladimir Mara, i cili mund te kete transferuar videon nga skena e krimit direkt te Berisha.



[gallery]24322[/gallery]

Zhvillimet e fundit nga operacioni në Vlorë

Ora 11:00 Llalla në Vlorë, mbledh prokurorët e Qarkut

Ora 10:00 Prokuroria: Hetimet kanë disa muaj, me agjencitë e huaja
Një hetim disa mujor i Prokurorisë për Krime të Rënda u finalizua me zbulimin e një sasie të konsiderueshme lënde narkotike, prej 4 tonë kanabis në zonën e Babicës, Vlorë.

Në bazë të hetimeve të Prokurorisë, rezulton se lënda narkotike është kultivuar, përpunuar, magazinuar dhe është bërë gati për trafik nga persona, pjese e grupit kriminal te njohur si Habilaj. Prokuroria bën të ditur se hetimet po zhvillohen me intensitet të lartë, për zbulimin e të gjithë personave të përfshirë në grupit kriminal.

"Hetimi është zhvilluar në bashkëpunim me autoritetet ndërkombëtare dhe me shërbimet inteligjente", thuhet në njoftimin e Prokurorisë shpërndarë për mediat. Droga e sekuestruar mbrëmjen ne kaluar në Babicë të Vlorës dyshohet se i përket grupit kriminal të Moisi Habilajt i cili u arrestua të hënën në Catania, Siçili, ndërsa hetimet për bandën kishin nisur që në 2013-ën, kur Habilaj dhe bashkëpunëtorët e tij ishin vënë në përgjim ambiental. 

Ora 09:20 Peshohet droga e sekuestruar, rezulton 4 ton

Ora 07:00 Droga e sekuestruar transportohet me kamion drejt Policisë së Vlorës

Ora 00
:40 Policia e Vlorës nuk lejon gazetarët që të afrohen pranë vilës dykatëshe ku u sekuestrua droga

Ora 00:20 10 ton drogë që u sekuestruan sonte në Babicë nëse do të shitej, vlera do të shkonte në 30 milionë euro

Ora 00:15 Berisha nxori videon, policia: Aksioni në Vlorë u dekonspirua
Zyrtarisht Policia e Shtetit deklaron se operacioni i sotëm në Vlorë ku u sekuestruan 10 ton kanabis është dekonspiruar, pasi video është publikuar në mes të operacionit. Video është publikuar nga ish-kryeministri Sali Berisha, i cili lajmëroi pari operacionin në Vlorë.  Ka nisur një hetim për dekonspirimin e operacionit të Policisë së Shtetit. 

Ora 23:45 Forca të shumta policie kanë rrethuar fshatin Babicë në Vlorë, ndërsa vijon super operacioni 

Ora 23:35 Nje person i plagosur dërgohet në spitalin e Vlorës me inicialet M.H. por nuk dihet nëse ka lidhje me sekuestrimin e drogës

Ora 23:30 Dyshohet se është edhe një tjetër sasi e madhe droge në Babicë, vijon operacioni i kontrollit në disa banesa 

Ora 23:25 Gjatë operacionit ka pasur kundërshtime të policisë, por ende nuk dihet nëse ka pasur përplasje me armë

Ora 23:20 Dyshohet se është mbi 10 ton kanabis e sekuestruar 

Ora 23:15 Bisedat ne videon e publikuar nga Berisha
Personi 1- Po ça të thashë unë ty, ju vini me vrap të dy. Unë nisa shefin e  drogës, grupin edhe qe të ishte dhe një prej jush mor vëlla

Personi 2– Ore s’kam ça më ba unë tashi shkojmë aty ku kena destinacionin

Personi 3- Flisni me shoferin tuaj

Ora 23:10 Super operacioni në Vlorë, disa të arrestuar
Disa persona janë arrestuar nga policia në Vlorë nga super operacioni, por ende nuk dihet nëse në pranga ka rënë ndonjëri nga 4 të kërkuarit nga Italia

Ora 23:05 Operacioni nga Krimet e Rënda pas takimit një natë me parë

Ora 23:00 Droga u gjet në banesën e Armand Koçerrit
10 ton kanabis u sekuestrua në banesën e Armand Koçerrit. Ky i fundit ishte në vëzhgim nga Italia dhe Shqipëria. Banesa e tij përdorej si magazinë për kanabisin e mbledhur nga të gjitha zonat pranë Babicës.

Video e publikuar nga Sali Berisha ne Facebook

 

dy.b/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen