VIDEO/ Peshon 5 mijë ton dhe e lartë 56 metra, ura e Madhe në Kukës drejt përfundimit! Puna ndërpritet nga moti i keq

Ura e Madhe ne Kukës që lidh Rrugën e Kombit dhe brigjet e lumit Drin kërkon edhe pak metra për t’u vendosur në dy bazamentet e saj.

Edhe 20 metra kanë mbetur për vendosjen e Urës në dy bazamentet (pilat) beton arme, ndërkohë që ka përfunduar zhvendosja e saj përmes lundrimit me dy vaska ujore. Ura pritej të vendosej sot, po punimet janë ndërprerë për shkak të motit të keq që ka përfshirë qytetin e Kukësit.

Zhvendosja ujore e Urës së Madhe filloi të shtunën e 24 shkurtit të këtij viti.

Ura e Madhe e Kukësit mbi lumin Drin është projektuar nga inxhinieri italian Giorgio Rizzo.

Ura është strukture hark me celik Corten dhe ka një gjatësi totale prej 310 metra, ndërsa harku metalik ka një bazë prej 270 metra, një lartësi prej 56 metra dhe peshon rreth 5000 ton. Ky projekt i madh financohet nga konçesionari i rrugës së kombit dhe konsiderohet si një nga urat me hapësirën më të madhe në Ballkan në tipologjinë e saj.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Meqë Berisha kërkon qeveri teknike me PS, uroj që Rama ta bëj ministër 4 vite

Spahiu: Meqë Berisha kërkon qeveri teknike me PS, uroj që Rama ta bëj ministër 4 vite