Peskov: Kermlini pret indikacione
për politikat e Trump ndaj Moskës

Peskov: Kermlini pret indikacione<br />për politikat e Trump ndaj Moskës
RUSI-Dmitry Peskov, zëdhënësi i presidentit rus, Vladimir Putin, në një konferencë përpara gazetarëve ka deklaruar se Rusia është duke pritur indikacione për të kuptuar kursin e politikës së Washingtonit ndaj Moskës.

“Kemi dëgjuar deklarata të ndryshme nga presidenti Donald Trump. Ne jemi plot durim dhe po presim për ndonjë veprim që do të pasojë këto deklarata, të cilat do të na mundësonin ne që të kuptojmë perspektivat e raporteve tona dypalëshe” , u shpreh Peskov.

Deklarata e Peskov, është bërë vetëm një ditë pas fjalimit të presidentit Trump përpara Kongresit amerikan, ku ai shpalosi planet e ardhshme të adiministratës së tij.

Në fjalën e tij presidenti Trump, nuk e ka përmendur Rusinë, por është shprehur se Amerika është e gatshme për të bërë miq të rinj dhe të krijojë partneritete të reja, atëherë ku interesat e përbashkëta janë të përafërta.

Nga ana tjetër i pyetur nga gazetarët, Peskov është shprehur se nuk është aspak i habitur që presidenti amerikan nuk e ka përmendur Rusinë, pasi ashtu si presidenti rus Vladimir Putin, punon për interesat e Rusisë edhe Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës punon për interesat e vendit të tij.

“Kjo është diçka normale”, është shprehur Peskov.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike