Peskov: Mosfillimi i dialogut mes
Rusisë e SHBA-së është i pafalshëm

Peskov: Mosfillimi i dialogut mes<br />Rusisë e SHBA-së është i pafalshëm
SHBA-Zëdhënësi i presidentit të Rusisë, Dmitry Peskov, ka deklaruar se Moska dhe vet presidenti rus, Vladimir Putin është i frustruar me administratën e presidentit Trump, për shkak të mungesës së progresit në përmirësimin e marrëdhënieve mes dy vendve.
 
Në një intervistë për CNN, Peskov është shprehur se gjatë fushatës së tij elektorale, Trump kishte lënë të kuptohej se dëshironte lidhje më të mira dhe më tepër bashkëpunim me Moskën, por kjo gjë nuk është duke ndodhur.
 
"Për fat të keq ne nuk e kuptojmë se kur do të filloj ky dialog. Për vende si Rusia dhe SHBA-ja është e pafalshme të mos diskutosh, veçanërisht përballë këtij akumulimi të problemeve rajonale dhe botërore që kemi", është shprehur Peskov.
 
" Trump nuk e fsheh që nuk është dakord me shumë gjëra që bën Rusia, por është mjaft pragmatik për të thënë se ka nevojë për të folur, ka thënë ai duke shtuar se të dy vendet duhet të gjejnë një gjuhë të përbashkët edhe pse në shumë pika qendrimet e dy vendeve janë të papajtueshme.
 
Nga ana tjetër, në SHBA, pesë komitete të ndryshme në Kongres dhe FBI-ja janë duke kryer hetime lidhur me ndërhyrjen ruse në zgjedhjet presidenciale në Amerik.
 
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Incidenti me Osmanin në aeroport, reagon Ministria e Brendshme maqedonase: Iu kërkua të kalonte telefonin në skaner, sigurimi i saj kërcënoi punonjësit

Incidenti me Osmanin në aeroport, reagon Ministria e Brendshme maqedonase: Iu kërkua të kalonte telefonin në skaner, sigurimi i saj kërcënoi punonjësit