SARANDË- Një 45-vjeçar është gjetur i pajetë në vendin e quajtur "Kthesa e Valohovës" në Bistricë. Nga kqyrja paraprake e trupit të viktimës nuk janë gjetur shenja dhune.
Dyshimet e para janë se ai ka humbur jetën pasi ka rënë aksidentalisht në kanalin me ujë pasi ka pësuar një arrest kardiak. Megjithatë policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Komento