Pësoi ishemi në tru/ Hajdaraga nën kujdesin e rreptë të mjekëve, prognoza pas 48 orësh

Pësoi ishemi në tru/ Hajdaraga nën kujdesin e rreptë të mjekëve, prognoza pas 48 orësh

Ish-ministri i Mbrojtjes Luan Hajdaraga

Ish-Ministri i Mbrojtjes Luan Hajdaraga, i cili pësoi një hemorragji cerebrale paraditen e djeshme, çka i shkaktoi edhe një aksident automobilistik në kufirin mes Shqipërisë dhe Maqedonisë vazhdon të jetë nën kujdesin e rreptë të mjekëve në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë.

Nga burime të Shqiptarja.com, mësohet se mjekët janë shprehur se nuk mund të jepet ende një prognozë zyrtare për Hajdaragën, pa kaluar 72 orë nga ishemia që pësoi në tru profesori i njohur i sociologjisë, i cili jep leksione në një universitet privat në Strugë të Maqedonisë.

Kjo do të thotë se për shëndetin e tij mund të mësohet më shumë ditën e henë.

Ish-deputeti socialist është gjysëm-koshient.

Përveç familjarëve, të afërmve dhe miqve që po i qëndrojnë pranë në këto momente të vështira, sot ndër politikanët e njohur të vendit që janë interesuar për Hajdaragën kanë qenë edhe ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko, si dhe ish-ministri i Brendshëm Luan Rama.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare