Pësoi frakturë në këmbë, turisti polak bllokohet prej disa orësh në kanionin e Gjipesë (VIDEO)

VLORË- Prej shtatë orësh, një turist polak ka mbetur i bllokuar në kanionin e Gjipesë. Gjatë një turi që po bënte në Gjipe, mësohet se turisti ka pësuar frakturë në këmbë dhe nuk ka mundur dot të lëvizë, kjo edhe për shkak të terrenit të vështirë ku gjendet.

Rreth orës 13:30 turisti polak ka telefonuar policinë për ndihmë. Ai është lokalizuar dhe forcat e policisë si edhe Delta Forcë kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punojnë t’a nxjerrur turistin.

Ende nuk është bërë i mundur shpëtimi i tij për shkak të terrenit, ndërsa Report Tv sjell me pamje vendin ku ka mbetur i bllokuar.

"Më datë 08.04.2022, rreth orës 13:30, në Sallen e Komandës dhe Kontrollit DVP Vlorë, është marrë një telefonatë nga një shtetas Polak, turist, i cili  ka  kërkuar ndihmën e Policisë, pasi ishte rrëzuar në vendin e quajtur “Kanionet e Gjipesë” dhe ka pësuar frakturë në një këmbë. Menjëherë në drejtim të tij janë nisur shërbimet e Policisë Himarë, MNZ Himarë dhe një mjet i Urgjencës Mjekësore. Gjithashtu janë nisur forca policie më të specializuara, konkretisht Delta Forcë, pasi terreni ku ka mbetur turisti polak është shumë i vështirë", njofton policia. 

SI.E./M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Shpërthim me tritol në banesën e 50-vjeçarit në Fushë-Krujë (EMRI)

Shpërthim me tritol në banesën e 50-vjeçarit në Fushë-Krujë (EMRI)