Pëson defekt gjatë shfaqjes, avioni i LDB-së bën ulje emergjente në plazhin e Florida-s, 'tmerrohen' pushuesit

Pëson defekt gjatë shfaqjes, avioni i LDB-së bën ulje emergjente në plazhin e Florida-s, 'tmerrohen' pushuesit

Një avion i kohës së Luftës së Dytë Botërore që merrte pjesë në një shfaqje ajrore në Cocoa Beach, u desh të bënte një ulje emergjente në oqean, duke shkaktuar një shok të madh tek shikuesit.

Në videon e filmuar nga një pushues, shihet avioni duke u ulur përpara se të ndalet në oqean, jo shumë larg nga vendi ku njerëzit po notonin.

Fatmirësisht askush nuk është lënduar nga incidenti, i cili ndodhi si pasojë e një defekti mekanik në avionin historik.

TBM Avenger është një bombardues amerikan i krijuar fillimisht për Marinën e Shteteve të Bashkuara dhe Trupat Detare. Ai hyri në shërbim në 1942, në Betejën e Midway dhe nuk është avioni i parë i epokës së Luftës së Dytë Botërore që kishte probleme vitet e fundit. Në vitin 2019, shtatë persona vdiqën dhe shtatë të tjerë u plagosën kur një bombardues B-17G Flying Fortress ra në Aeroportin Ndërkombëtar të Bradley në Connecticut.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Joe Biden tërhiqet nga gara presidenciale në SHBA, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

1 milion lekë gjobë për protestuesit në Korçë, Spaho i kthehet Ballës:  Ata nuk i bëjnë kurrë ato lekë! Ministri: S’mund ta bllokojnë rrugën

1 milion lekë gjobë për protestuesit në Korçë, Spaho i kthehet Ballës:  Ata nuk i bëjnë kurrë ato lekë! Ministri: S’mund ta bllokojnë rrugën