Makina e avokatit Adriatik Lapaj ka pësuar defekt dhe është përfshirë nga flakët në rrugën ‘Kuvajt’ në Tiranë. Automjeti ka marrë flakë në lëvizje e sipër dhe si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

Në një postim në rrjete sociale, Adriatik Lapaj sqaron se nuk ishte asgjë e qëllimshme, thjesht defekt.

“Jam top! Nuk ka asgjë të qëllimshme. Si njerëzit që bëhen për spital edhe makinat pësojnë defekt. Asgjë nuk ka qenë e qëllimshme. Thjesht defekt. Ju dua!”, shkruan Lapaj.