Serie A e futbollit në Itali nisi të premte me raundin e 33-të. Sassuolo ia doli të merrte tri pikë në shtëpi duke fituar 2-1 kundër Comos, ndërsa Interi bëri detyrën duke fituar 3-0 kundër Cagliarin. Me 78 pikë Interi mban kreun e klasifikimit, duke u shkëputur me 12 pikë më shumë se ndjekësit e Napolit, të cilët kanë një ndeshje më pak. Me zonën Champions League të siguruar, Interi tanimë po ndjen edhe aromën e titullit të 21-të kampion në Itali, pesë raunde nga fundi i sezonit.
Në 'Giuseppe Meazza', Interi vuajti pjesën e parë, por në fund ia doli të fitonte 3-0 kundër Cagliarit duke qenë më shumë se kurrë pranë titullit kampion në Serie A. Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll me rrjeta të paprekura, ndërsa në fraksionin e dytë u shënuan tre gola. Marcus Thuram hapi serinë e golave në minutën e 52-të pas një pasimi nga Dimarco, teksa Nicolo Barella në minutën e 56-të 'vulosi' tri pikët e Interit me një gol shumë të bukur. Në shtesë, Piotr Zielinski shënoi një supergol për fitoren e merituar të djemve të Cristian Chivu.
Në Reggio Emilia, Sassuolo bëri surprizën duke fituar 2-1 kundër Comos dhe duke i shkaktuar humbjen e dytë radhazi miqve. Fundi i pjesës së parë ishte i zjarrtë duke u shënuar tre gola. Cristian Volpato në minutën e 42-të shënoi golin e parë për vendasit, ndërsa Nzola dy minuta më vonë shënoi golin e dytë për Sassuolon. Në shtesën e dytë (45+2'), Como shkurtoi me Nico Paz, por ndeshja do mbyllej 2-1 paçka se u luajtën edhe 45 minutat e dyta. Me 45 pikë Sassuolo ngjitet në vendin e nëntë, ndërsa Como mbetet në pozitën e pestë të renditjes me 58 pikë.
Këtë të shtunë në program janë ndeshjet: Udinese - Parma, Napoli - Lazio, Roma - Atalanta.
Serie A, raundi i 33-të:
E premte, 17 prill 2026
Sassuolo 2-1 Como
Renditja:
Titulli i 21-të kampion për Interin në Itali është shumë pranë, aq pranë sa madje mund ta prekësh. Mirëpo matematika nuk e ka dhënë ende verdiktin final dhe populli zikaltër duhet të presë edhe pak.
Interi fitoi 3-0 kundër Cagliarit në shtëpi, rezultat ky që i siguroi një vend në Champions League për sezonin e ri. Pas ndeshjes trajneri Cristian Chivu u pa i lumtur, ndërsa shtoi se duhet të shohin para.
Me kontratë deri në verën e vitit 2027 dhe zërat për një rinovim të mundshëm pas sezonit të para të shkëlqyer te Interi, rumuni iu shmang pyetjes.
“Objektivi Champions i arritur? Jo tamam (qesh). Jemi të kënaqur. Ishim të vetëdijshëm për rëndësinë e ndeshjes, por patëm vështirësi në qarkullimin e topit, gjë që i lejoi kundërshtarët të vraponin më pak. Në pjesën e dytë afruam sulmuesit dhe rritëm intensitetin e lojës, më pas gjetëm golin. Kur zhbllokohemi fillojmë të argëtohemi dhe të krijojmë aksione”, deklaroi Chivu.
“Lojtarët? Janë të gjithë me kokën poshtë në telefon, kjo është një gjeneratë e tillë. E dimë çfarë kemi bërë mirë, pesë javë nga fundi kemi arritur objektivin Champions dhe tani shohim përpara për të qenë konkurrues. Këta djem lanë pas sezonin e kaluar dhe u rikthyen në lojë. Pavarësisht ulje-ngritjeve, kanë reaguar gjithmonë dhe kanë ruajtur atë që ndërtuan ndër vite. Duam të mbajmë gjërat e mira”, shtoi ai.
"Rinovimi? Nuk kam folur kurrë për këto gjëra, isha i përqendruar te Championsi. Do flasim më vonë me klubin", tregoi Chivu.

Komente