Fier/ Helmohen 19 punëtorë në fabrikën koreane ‘Yura’ në Fier

19 gra që punojnë në fabrikën e kompanisë koreane “Yura Corporation” janë paraqitur në urgjencën e spitalit të Fierit me shenja helmimi. Kompania që prodhon pajisje elektrike për makinat nuk ka dhënë asnjë reagim mbi shkaqet e helmimit dhe sot puna ka vazhduar në fabrikë edhe pse rastet e para me helmim u shfaqen mbrëmjen e së mërkurës.

Ndryshe nga mbrëmja e djeshme ku në kompani kanë mbërritur ambulancat, sot punëtoret po shoqërohen me makina private të kompanisë për në urgjencën e Fierit.

Nëndrejtori i Spitalit Rajonal Fier, Erblin Dollaku deklaroi se gjatë paradites së të enjtes janë paraqitur 11 punëtore me shenja intoksikimi dhe reaksion në lëkurë.

‘Aktualisht 11 paciente me shenje intoksimi. Ne nuk e dimë shkakun, por ato thonë nga emetimi i gazrave, por ne s’kemi të dhëna te sakta. Mjeket po bëjnë menaxhimin e situatës. Nuk ka gjendje të rënda, por të shohim deri në fund të ditës. Simptoma: shenja irritim, edema të lehta.’- tha mjeku.

Ndërsa mbrëmjen e së mërkurës mjekët thanë se u kanë dhënë ndihmë mjekësore 8 grave, punëtore të kompanisë koreane “Yura Corporation”. Policia e Fierit nuk ka dhënë informacion rreth shkaqeve te helmimit, por vete pacientet kanë deklaruar se ka pasur rrjedhje të lëndëve kimike në fabrikë.

Kompania koreane “Yura Corporation”, operon prej vitit 2018 ne Fier dhe merret me prodhimin e elementeve elektrike të automjeteve. Pronari i kësaj kompanie është  DAE YEOL OHM, shtetas koreano-jugor.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gripi: 22/02/2024 12:47

    Lu Jane inspektoriatet, polizia, prokuroria? Sì e lane te vazhdoje aktivitetin pas asaj qe ndodhi che? Do mbaj ndonjehere pergjegjesi per mos veprimin apo do vazhdoje traditen e ndyre se Cydia 3 dite do zgjase.

    Përgjigju
  • Faiku: 22/02/2024 12:08

    Asnje kontroll nga shteti. Hajde hajde.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Provat sugjerojnë se kundërajrorët rusë e goditën avionin e udhëtarëve para se të rrëzohej në Kazakistan

Provat sugjerojnë se kundërajrorët rusë e goditën avionin e udhëtarëve para se të rrëzohej në Kazakistan