Petar Petkoviq provokon ministrin Sveçla për posterët e Vuçiçit

Petar Petkoviq provokon ministrin Sveçla për posterët e Vuçiçit

Posteri i presidentit serb Aleksander Vuçiç

Shefi i së ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë Petar Petkoviq ka provokuar ministrin e Brendshëm të Kosovës Xhelal Sveçlën lidhur me vendosjen e posterëve në veri.

Petkoviq në X ka shkruar se Sveçla po “frikësohet nga posterët e Aleksandar Vuçiq”.

“E para, Kurti “nuk kishte guxim” të ulej në tavolinën e dialogut me Aleksandar Vuçiq, ndërsa tani Sveçla “është frikësuar” edhe nga posterët me figurën e Aleksandar Vuçiq, të cilat i ka vendosur dikush dhe po kërcënon me arrestim. E vetmja gjë që ai mund të bënë është “të mburret” nëpër rrjetet sociale”, ka shkruar ai.

Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla ka porositur se nëse Vuçiq vjen në Kosovë pa lejen e Prishtinës zyrtare, ai do të vihet prapa grilave.

“I paskan ngjitur tinëz gjatë natës disa postera në veri të Kosovës. Aty thonë që po e presin presidentin e Serbisë të vijë duke e quajtur atë ‘komandant’. Nëse është nisur pa kërkesë te Ministria jonë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, edhe ne po e presim të vijë dhe mandej mund ta vizitoni në burg, ku ai i ka tashmë disa miq të tij”, ka shkruar Sveçla.

Ndryshe, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka njoftuar sot se në korrik do të vizitojë Malin e Zi./ Kosova Press

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur