Peter Szijarto: Hungaria do të votojë kundër rezolutës për Srebrenicën

Peter Szijarto: Hungaria do të votojë kundër rezolutës për Srebrenicën

Peter Szijarto

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë i Hungarisë, Peter Szijarto tha ditën e sotme në Bruksel se Hungaria do të votojë kundër rezolutës për Srebrenicën.

Në konferencën për shtyp, pas takimit me presidentin e Republikës Srpska, Milorad Dodik, Szijarto theksoi se rezoluta me dashje apo pa dashje 'demonizon' gjithë popullin serb për tragjedinë në Srebrenicë, shkruajnë mediat vendase.

"Bosnje-Hercegovina ka bërë hapa seriozë në rrugën e integrimit evropian. Në mars, u vendos që të fillojë procesi i negociatave për anëtarësimin në BE. Është e rëndësishme që të gjitha entitetet dhe popujt në Bosnje-Hercegovinë të japin kontributin e tyre", tha Szijarto.

Sesioni i Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara ku do të shqyrtohet rezoluta për Srebrenicën është caktuar më 23 maj.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Fest 63/ Zgjidhen 15 këngët finaliste!  Parashqevi Simaku përshëndet nga SHBA festivalin e konkurentët: Do të doja të isha aty

Fest 63/ Zgjidhen 15 këngët finaliste! Parashqevi Simaku përshëndet nga SHBA festivalin e konkurentët: Do të doja të isha aty