Peticion: Ivanoviç të mbrohet në
liri përballë akuzave për krime lufte

Peticion: Ivanoviç të mbrohet në<br />liri përballë akuzave për krime lufte
Iniciativa Qytetare ‘SDP’ me seli në veri të Mitrovicës, ka kumtuar se në bashkëpunim me Qeverinë e Serbisë dhe Zyrën për Kosovën pranë kësaj Qeverie, ka nisur iniciativën për nënshkrimin e një peticioni me kërkesë që liderit të kësaj Iniciative, Oliver Ivanoviç, t’ i mundësohet mbrojtja në liri.

“Pa dashje për të ndikuar në procesin gjyqësor, sepse edhe vetë jemi të interesuar që të dëshmohet pafajësia e Oliver Ivanoviçit, peticioni ka për qëllim që të tërheqë vëmendjen e prokurorisë për t’i mundësuar Ivanoviçit të drejtat e njëjta që kanë edhe të dyshuarit tjerë të këtij procesi”, thuhet në komunikatën për media të kësaj Iniciative.

Oliver Ivanoviç është arrestuar në fund të janarit të këtij viti, për shkak të dyshimit për vrasje të shqiptarëve gjatë viteve 1999-2000. /Kosovapress/

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike