Peticion për ndryshimin e Kodit Penal, Vlora i thotë ‘Stop’ dhunës ndaj vajzave dhe grave! Aktivistja: Boll me protesta, koha për të vepruar

VLORA- Qytetarët e Vlorës kanë firmosur peticionin për ndryshimin e Kodit Penal dhe i kanë thënë “Stop” dhunës ndaj vajzave dhe grave.

Pas vrasjes makabre të 23-vjeçares, Sabrina Begaj nga ish-bashkëshorti i saj dhe pasi po lëmë pas një vit gjatë së cilit kanë humbur jetën 15 gra dhe vajza nga duart e partnerëve të tyre, një grup aktivistësh përmes një peticioni kërkojnë ndryshimin e ligjit dhe dënim maksimal për autorët e krimeve.

Pas qytetit të Elbasanit, peticioni përveç se online, u zhvendos në qytetin e Vlorës, ku edhe pjesëmarrja e qytetarëve ishte e kënaqshme.

Aktivistja, Anisa Bahiti tregoi për mikrofonin e Report Tv, se ky peticion është një thirrje për deputetët e Kuvendit.

“Kemi zgjedhur pikë së pari qytetin e Vlorës fill pas Elbasanit për të bërë peticionin për ndryshimin e Kodit Penal të Shqipërisë. Ne kërkojmë në mënyrë të menjëhershme nga deputetët e Kuvendit të Shqipërisë  të bëjnë ndryshime rrënjësore në Kodin Penal, me qëllim ashpërsimin e masave parandalimin dhe dënim maksimal me burgim për këdo që merr jetën e një vajze apo një gruaje.”, tha ajo.

Sipas saj pas shumë protestash, është momenti që të veprojmë dhe të kërkjmë ndryshimin e Kodit Penal, në mënyrë që autorët e krimeve të marrin dënimin maksimal

“Peticioni ka nisur fill pas ngjarje kriminale, ai ka nisur fillimisht online me qëllim sensibilizimin e masës. Deri më tani janë mbledhur 2 mijë firma online, por peticioni nuk duhet të mjaftohet vetëm me kaq. Është koha të veprojmë dhe ndaj ne kemi zgjedhur qytetet më të mëdha të Shqipërisë me shpresën që do të gjejmë sa më shumë përkrahës. Jam shumë e lumtur që qytetarët e Vlorës, kanë ndaluar dhe kanë firmosur peticionin. Nuk kemi më kohë për protesta dhe show, tani duhet të veprojmë dhe koha është tani!” theksoi aktivistja.

Ngjarja tragjike në Fier, ku Sabrina u vra nga ish-bashkëshorti në banesën e saj nuk është i fundit. Një tjetër rast i rëndë është shënuar në Divjakë, ku Hekuran Rrasa, 58 vjeç, ka vrarë me armë gjahu në banesë gruan e tij Fëllënxë Rrasa, 45 vjeçe dhe më pas ka vrarë dhe veten.

J.GJ./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja