Petkoviç: Kurti i dha goditje fatale Marrëveshjes së Brukselit

Petkoviç: Kurti i dha goditje fatale Marrëveshjes së Brukselit

Petar Petkoviç

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Petar Petkoviç, ka akuzuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, se i ka dhënë goditje fatale Marrëveshjes së Brukselit dhe normalizimit të raporteve midis Prishtinës dhe Beogradit.

Kështu ka reaguar Petkoviç ndaj deklaratës për Asociacionin e komunave me shumicë serbe që kryeministri i Kosovës ka dhënë për gazetarët pas samitit të Procesit të Berlinit, që u mbajt më 3 nëntor.

“Me deklaratën e tij ai ka treguar se nuk është i interesuar në formimin e Asociacionit, por edhe për shkarkimin e drejtorit rajonal të policisë, Nenad Gjuriq, Kurti i dha goditje fatale Marrëveshjes së Brukselit dhe bashkëpunimit për normalizimin e raporteve mes Beogradit dhe Prishtinës”, tha Petkoviç gjatë një konference për media më 4 nëntor.

Më 3 nëntor në Berlin, gjatë përgjigjes ndaj pyetjeve të gazetarëve për Asociacionin, Kurti tha se në Kosovë nuk ka komuna serbe, por komuna të banuara me shumicë serbe.

Ai shtoi se marrëveshja për Asociacionin nuk e ka kaluar “testin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës”.

“Nuk ka komuna në baza etnike, por ka komuna ku një komunitet është shumicë. Këto janë dy gjëra të ndryshme”, tha Kurti.

Kosova dhe Serbia, në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, kanë arritur marrëveshjen për Asociacionin më 2013. Më 2015, Gjykata Kushtetuese e Kosovës tha se disa pjesë të marrëveshjes ishin në kundërshtim me Kushtetutën, duke shtuar se ato mund të harmonizohen përmes akteve ligjore.

Mirëpo autoritetet në Kosovë refuzojnë të zbatojnë marrëveshjen për Asociacionin, duke argumentuar se ajo është e dëmshme për Kosovën. Petkoviç po ashtu tha se Qeveria e Kosovës ka shkelur Marrëveshjen e Brukselit me suspendimin e drejtorit të policisë për veriun, Nenad Gjuriq. Ai tha se sipas Marrëveshjes së Brukselit, komandantin e atij rajoni e emëron Ministria e Punëve të Brendshme në bazë të propozimit të katër kryetarëve të komunave në veri të Kosovës.

Autoritetet në Kosovë suspenduan nga puna Gjuriqin, pasi ai refuzoi që të zbatonte vendimin për riregjistrimin e makinave që kanë targa të lëshuara nga Serbia. Pas suspendimit, partia kryesore e serbëve në Kosovë, Lista Serbe, ka paralajmëruar se më 5 nëntor do të vendosë për largimin nga institucionet në veri.

I pyetur nëse do të ndodhë kjo, Petkoviq tha se serbët nga Kosova duhet të vendosin vetë. Ndryshe, që nga 1 nëntori, autoritetet në Kosovë kanë thënë se qytetarëve që kanë makina me targa ilegale (KM), do të marrin fleta qortuese.

Kjo është faza e parë e planit prej tri etapash, që Qeveria e Kosovës ka thënë se do të zbatojë nga 1 nëntori deri më 21 prill të vitit 2023, sa i përket riregjistrimit të makinave në targat RKS (Republika e Kosovës).

Faza e dytë parasheh gjobë prej 150 eurosh për shoferët që kanë makina me targa serbe, ndërkaq në fazën e tretë do të përdoren targa provuese. Pas 21 prillit, sipas Qeverisë, nuk do të lejohet qarkullimi i makinave që nuk kanë targa RKS.

Në katër komunat në veri të Kosovës, të banuara me shumicë serbe (Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok) vlerësohet se janë deri në 10.000 automjete me targa ilegale serbe. Këto targa i lëshon Serbia dhe bartin akronime serbe të qyteteve të Kosovës, si: KM, GL, PR, UR e të tjera./REL

S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arbërori: 05/11/2022 15:23

    Kurti majken ta q… o fashist qetnik

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi

Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi