Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç, tha se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po angazhohet për destabilizim të situatës në Kosovë.
“Si planifikon të negociojë Kurti kur te njerëz duarthatë shkon me automjete të blinduara, snajperistë dhe gaz lotsjellës?” thuhet në deklaratën që ka lëshuar zyra e Petkoviç.
Sipas deklaratës, kompromisi mund të arrihet me bisedime, por “jo me politikë të dhunshme dhe agresive të Prishtinës”.
Në deklaratë thuhet se protestat e serbëve në Jarinjë dhe Bërnjak, “nuk janë veprim i njëanshëm, por reagim ndaj veprimeve të paligjshme të Prishtinës, e cila që 3.077 ditë shkel hapur Marrëveshjen e Brukselit, dhe tani do që ta ndalojë jetën në veri”.
Serbët në veri në Kosovës, për të tretën ditë me radhazi janë duke bllokuar vendkalimet kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak, për shkak të vendimit të Qeverisë së Kosovës, që të gjithë pronarët e makinave me targa serbe, të kenë targa të përkohshme gjatë qëndrimit në Kosovë.
Lajmi kryesor:
Vendimi i Kosovës për reciprocitet me targat, serbët vijojnë protestat! Meta: Ruajtja e sovranitetit të Kosovës, faktor kyç për paqen! Kurti: I vetmi person që kërkon incidente është Vuçiç
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si ka qene per ju viti 2024?
-
I mire
43.5%
-
I keq
22.7%
-
As i mire as i keq
33.8%
Vota total: 1553
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kosovë/ Lëvizja Vetëvendosje ankohet në Gjykatën Supreme për certifikimin e Listës Serbe për zgjedhjet parlamentare
27 Dhjetor, 17:34
-
Aktakuzë kundër 5 të dyshuarve për krime lufte në Kosovë
27 Dhjetor, 16:52
-
Mbyllet edhe një institucion paralel në veri të Kosovës
27 Dhjetor, 12:24
-
Kosovë/ Edmond Lajçi dënohet me burgim të përjetshëm për vrasjen e bashkëshortes në Pejë
27 Dhjetor, 11:09
-
Ambasadori amerikan Hovenier përfundon mandatin: Po largohem si një mik i fortë i Kosovës
27 Dhjetor, 11:03
-
Konfirmohet rasti i parë me linë e majmunëve në Kosovë
27 Dhjetor, 09:39
-
Kosovë/ Mbi 90.000 të regjistruar për votim nga diaspora
27 Dhjetor, 09:30
-
Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri! Sveçla: Grumbullonin pagesa në mënyrë të paligjshme!
26 Dhjetor, 21:13
-
Ish-diplomati amerikan paralajmëron: SHBA-ja nuk do të ketë më qasje tradicionale ndaj Kosovës dhe Serbisë
26 Dhjetor, 15:27
-
Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri
26 Dhjetor, 12:52
-
FOTO/ Mbrojtësi i Interit kalon Krishtlindjet në Gjakovë me të dashurën shqiptare
26 Dhjetor, 11:26
-
Albin Kurti 42 km rrugë? Gjatë mandatit të qeverisë u ndërtuan 1.6 kilometra për 3 vite
26 Dhjetor, 11:25