“Ka qenë një fakt shumë i rëndomtë, e shpreh këtë pasi më vjen keq që midis profesionistësh nuk arrijnë të kuptojnë që në një event me transmetim të drejtpërdrejt televiziv ka disa norma, ku 9 kamerat që janë me regji dhe udhëhiqen nga unë kanë prioritet përballë çdo kamere individuale, e cila do të bëjë një kronikë ose një reportazh.
Mbasi ju shpjegua paraprakisht se kush ishte zona e rreptësisë dhe pse nuk duhej shkelur kjo zonë, disa nga operatorët e televizioneve në Kosovë nuk e respektuan këtë fakt. Unë i kërkova që të respektojnë këtë hapësirë dhe të largoheshin nga zona e rreptësisë, por mesa duket djemve u ka ardhur pak keq dhe e kanë komentuar, por e kanë komentuar mbrapsht këtë ndodhi.
Unë nuk kam asnjë qëllim që të largoj një media, pasi ajo duhej të bëjë punën e saj e njëkohësisht të respektojnë punën time. Për këtë arsye mosrespektimi nga ana e tyre do të ketë pak diktaturë nga ana ime ose pak disiplinë në mënyrë që ti çoj në vendin ku duhet të xhirojnë. Kjo është e tëra e asaj mini-polemike”. Edicioni i 16-të i Miss Shqipëria u zhvillua këtë vit në kalanë e Ulqinit dhe shpalli fituese të tij 19-vjeçaren nga Tirana, Anisa Petrela.
Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)