Petrit Fusha zgjidhet anëtar i
Këshillit të Prokurorisë
Prokurori i Tiranës, Petrit Fusha është zgjedhur si anëtari më i ri i Këshillit të Prokurorisë. Zgjedhja e tij është bërë sipas ligjit nga votimi i të gjithë trupës së prokurorëve.
TIRANË - Prokurori i Tiranës, Petrit Fusha është zgjedhur si anëtari më i ri i Këshillit të Prokurorisë. Zgjedhja e tij është bërë sipas ligjit nga votimi i të gjithë trupës së prokurorëve.
Nën drejtimin e Prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla sot zhvillua mbledhja e përgjithshme e prokurorëve të Republikës së Shqipërisë, në të cilën u prezantuan “Rregullat e sjelljes dhe etikës së Prokurorëve”, një dokument që përmban norma të detyrueshme për t’u zbatuar nga i gjithë stafi i prokurorisë, si edhe zgjedhja e një anëtari të Këshillit të Prokurorisë.
Në votimin për anëtarin e Këshillit të Prokurorisë morën pjesë prokurorë nga të gjitha rrethet gjyqësore në Shqipëri, përveç atyre që janë të gatshëm, si edhe prokurorët që po ndjekin veprimet në terren në zonën e Lazaratit.
Gjatë mbledhjes u paraqitën, në bazë të kërkesave të ligjit, dy kandidatura për Këshillin e Prokurorisë, të dy nga prokuroria e rrethit gjyqësor Tiranë, konkretisht: Petrit Fusha dhe Apostol Prifti.
Në përfundim të votimit, trupa e prokurorëve zgjodhi anëtar të Këshillit të Prokurorisë z. Petrit Fusha, i cili mori 151 vota nga 194 të vlefshme, ndërsa kandidati tjetër, z. Apostol Prifti, mori 43 vota.
Para nisjes së procedurës së votimit, takimi u përshëndet nga Prokurori I Përgjithshëm, Adriatik Llalla, si edhe nga zyrtari i lartë i OPDAT-it, z. David Greis.
Prezantohet Rregullorja e “Etikës dhe Sjelljes së Prokurorit” Pika tjetër e mbledhjes së përgjithshme të prokurorëve ishte prezantimi i rregullores “Etika dhe Sjellja e Prokurorit”, dokument i cili sipas kryeprokurorit Llalla cilësohet shumë i rëndësishëm, pasi për hetë të parë normon sjelljen e prokurorëve.
Kodi i Etikës së Prokurorëve ka qenë dhe një ndër pikat kryesore të rekomandimeve të GRECO-s të paraqitur në Raportin e vlerësimit të Shqipërisë, në mars 2014.
Rregullorja mbi etikën e prokurorëve është hartuar me asistencën e misionit OPDAT të qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
21 Dhjetor, 15:03
Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?
-
Të drejtë
80.6%
-
Të gabuar
14.3%
-
Nuk e di
5.2%
Vota total: 6757
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Gjirokastër/ 'Më jep paratë!" Kërcënoi me thikë dhe plagosi të moshuarën për ta grabitur, arrestohet 43-vjeçarja! Dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor
20 Nëntor, 15:33
-
Vrasja e specialit të RENEA Ibrahim Basha në Lazarat, Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Ruhan Hirajt! Anëtari i 'grupit të zjarrit' të vëllezërve Aliko i dënuar me 15 vite burg
9 Nëntor, 10:56
-
Gjirokastër/ Zjarr në tokat bujqësore të Lazaratit, dyshohet se zjarrvënësi është pronari i tokës
29 Gusht, 15:43
-
SKEDA/ Precedentët kur trafikantët e drogës kanë luftuar me Policinë! Nga Gate Mahmutaj dhe beteja në Lazarat, te plagosja e efektivëve
21 Gusht, 17:37
-
Gjirokastër, shfaqet sëmundja e antraksit, 3 të infektuar në Lazarat! Veterineri: Qytetarët të konsumojnë vetëm mishin me certifikatë shëndetësore veterinare
10 Gusht, 15:19
-
Aksident në Lazarat, makina përfundon në kanal! Në gjendje të rëndë drejtuesi
4 Gusht, 07:00
-
VIDEO/ Digjet banesa në Lazarat
22 Korrik, 22:34
-
Zjarr në një parcelë në Lazarat, shoqërohet në polici zjarrëvënësi
22 Korrik, 08:47
-
Gjirokastër/ Kultivonte cannabis sativa në oborrin e banesës, 1 në pranga
10 Korrik, 10:44
-
Zjarr në Lazarat, rrezikohen banesat! Flakët favorizohen nga era (VIDEO)
28 Qershor, 16:45
-
'Rikthehet' kanabisi në Lazarat, arrestohen babë e bir po kujdeseshin për bimët narkotike në oborrin e shtëpisë
16 Gusht 2023, 10:07
-
Merr flakë kabina elektrike në Lazarat, gjysma e fshatit pa energji elektrike
11 Dhjetor 2022, 09:42