Krye-financieri i qeverisë Petrit Malaj deklaron të ardhura për vitin 2025, vetëm ato të përfituara nga paga si Ministër i Financave. Nga deklarata e pasurisë rezulton se të ardhurat e Petrit Malaj vitin e kaluar ishin 3,029,538 lekë paga nga Ministria e Financave ose 252,461 lekë në muaj pagë.
Gjithashtu Malaj ka bërë disa lëvizje në llogaritë bankare për të shlyer disa detyrime të kaluara. Tre llogari bankare janë pakësuar me 117,225 lekë, ka mbyllur dy llogari të tjera me nga zero lekë, dhe ka aktive një llogari në të cilën deklaron 0.46 euro. Ministri ka shlyer këstet për një kredi bankare në vlerën 306,240 lekë, dhe i ka mbetur pa shlyer edhe 5,942,684 lekë.
Ndërsa bashkëshortja e tij Ana Malaj deklaron gjithashtu të ardhura nga punësimi 60,305 euro në CRIF SPA (CRIF është një kompani globale e specializuar në sistemet e informacionit të biznesit dhe zyrave të krediti). Gjithashtu ka deklaruar të ardhura nga burime të tjera 11,865 euro një pjesë e deklaron po nga paga. Kurse 3 llogari i deklaron të mbyllura me 0 lekë. Sa i takon gjendjes së llogarive bankare të Ana Malaj ajo ka pakësuar me 12,605 euro 3 llogari në monedhë të huaj. Po ashtu deklaron të pakësuar edhe një llogari në lekë me -341.340 lekë.
Bashkëshortja e ministrit rezulton bashkëkredimarrëse dhe ka paguar po aq sa bashkëshorti 306,240 lekë këste, dhe vlera e mbetur e detyrimit është po 5,942,684 lekë.
Llogari bankare 0.00 EUR
Llogari bankare 0.46 EUR
Llogari bankare -607.33 EUR
Llogari bankare 0.00 ALL
Llogari bankare -107,110.76 ALL
Paga ministër 3,029,538.00 ALL
Kredi bankare shlyer 306,240.00 ALL
Kredi bankare pashlyer 5,942,684.00 ALL
Llogari bankare 0.00 ALL
Llogari bankare -533.60 EUR
Llogari bankare -6,963.62 EUR
Llogari bankare 8,462.95 EUR
Llogari bankare -341,340.00 ALL
Llogari bankare 3,403.41 EUR
Llogari bankare 0.00 EUR
Llogari bankare 0.00 EUR
Llogari bankare 856,254.92 ALL
Të ardhura, paga 60,305.00 EUR
Kredi bankare shlyer 306,240.00 ALL
Kredi bankare pashlyer 5,942,684.00 ALL
Kliko këtu për të parë deklarimin pasuror
Lajmi kryesor:
Deklaratat e pasurisë së anëtarëve të qeverisë Rama për vitin 2025. Kryeministri 110 mijë euro të ardhura, përveç pagës









