Petrit Vasili i LSI: Kosova të
jetë sa më shpejt anëtare e KiE

Petrit Vasili i LSI: Kosova të<br />jetë sa më shpejt anëtare e KiE
Kryetari i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili ka thënë në mbledhjen e Asamblesë së Këshillit të Europës se Kosova duhet të bëhet sa më parë anëtare e KiE.
 
Vasili ka vlerësuar në takimin e mbajtur në Këshillin e Europës se progresi i arritur nga Kosova në këtë periudhë është i madh.

 “Progresi në Kosovë është i madh dhe firmosja e MSA-së me Bashkimin Europian është një provë e kësaj. Gjithashtu, e cilësoj si sukses ngritjen e statusit të Kosovës në Këshillin e Evropës. Kosova duhet të jetë sa më parë anëtare e KiE-s. Fuqizimi i institucioneve në Kosovë është një mision i vazhdueshëm”,  u shpreh Vasili.

Gjithashtu, Kryetari i Grupit Parlamentar tha se dialogu me Beogradin duhet të vazhdojë në frymën e partneritetit, e bashkëpunimit dhe konstruktivitetit ashtu siç kanë kërkuar Parlamenti Europian dhe Asambleja e KiE-s.
 
“Dialogu me Beogradin duhet të vazhdojë në frymën e paritetit, e bashkëpunimit dhe konstruktivitetit ashtu siç kanë kërkuar e promovuar Parlamenti Europian dhe Asambleja e KiE-s. Çdo frymëzim nacionalist i tepruar nuk ndihmon zgjidhjen e problemeve. Tanimë Kosova ka një nivel më të lartë institucional në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës në Strasburg dhe ka të drejtën e pjesëmarrjes dhe të fjalës në seancat plenare. Kjo është një arritje e shënuar për popullin e Kosovës dhe aspiratës së tij për integrim”,
 u shpreh Petrit Vasili.


Grupet parlamentare të Shqipërisë e Kosovës, qëndrim të përbashkët në KiE

Lidhur me takimin e Asamblesë së Këshillit të Europës ku është diksutuar edhe për një draft-rezolutë për situatën në Kosovë dhe rolin e Këshillit të Europës, dy delegacionet e parlamentit të Shqipërisë e Kosovës kanë dalë me një deklaratë të përbashkët, ku deklarojnë se është bërë një vlerësim pozitiv për arritjet e Kosovës.
 
Sipas dy grupeve, rezoluta nënvizon afrimin e Kosovës me KiE, ndërkohë që dy grupet parlamentare kanë qenë në të njëjtat linja diskutimi.
 
Ja deklarata
“Deklaratë e përbashkët për shtyp e Delegacionit parlamentar të Shqipërisë dhe Delegacionit parlamentar të Kosovës pjesëmarrëse në KiE, Strasburg
Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës është duke diskutuar një draft-rezolutë për "situtatën në Kosovë dhe rolin e Këshillit të Europës". 
Draft rezoluta e hartuar nga reporteri, Agustin Conde (deputet spanjoll i Partisë së Djathtë Spanjolle), bën një vlerësim pozitiv të arritjeve në Kosovë në fushat e demokracisë dhe forcimit të ligjit. 
Draft rezoluta nënvizon në përfundim të saj propozimin shumë të rëndësishëm mbi ngritjen e nivelit të dialogut të Asamblesë Parlamentare të KiE me Kuvendin e Kosovës duke bërë shumë të afërt afrimin e Kosovës me KiE.
Kryetarja e delegacionit të Shqipërisë znj. Leskaj, duke vlerësuar rëndësinë e kësaj rezolute, ka ndërmarë një proces të gjatë bashkëpunimi dhe konsultimi me përfaqësuesit e Kosovës.
Znj. Leskaj ka thirrur në takim Ambasadorin e Kosovës në Tiranë dhe ka bërë disa takime konsultative me N/Kryetarin e Kuvendit të Kosovës z. Xhavit Haliti dhe njëkohësisht me Kryetarin e delegacionit të Kuvendit të Kosovës që ndodhet në KiE, Strasburg këto ditë. 
Gjatë zhvillimit të këtij sesioni, të dy delegacionet në bashkëpunim të plotë dhe në harmoni qëndrimesh kanë gjetur mbështetje për sugjerime të mëtejshme ndaj kësaj rezolute nga shumë delegacione të tjera parlamentare pjesëmarrëse në sesion. 
Deklarimet e bëra në disa media dhe nga persona të caktuar nuk kanë asnjë lidhje me realitetin dhe zhvillimet në KiE, ku fryma e bashkëpunimit mes dy delegcioneve ka anë shumë pozitive dhe produktive.
Amendimet e propozuara nga delegacionet e Shqipërisë dhe të Kosovës do të mbrohen gjatë seancës së debatit nga kryetari i delegacionit të Suedisë, social-demokrati, Jonas Gunnarsson.
 
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin