TIRANË- Kryetari i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, në një prononcim për mediat la të kuptohet se mazhoranca mund të ndryshojë draftin për SHISH. Sipas Vasilit, problematika më e madhe e hasur deri më tani me institucionin e inteligjencës, është eficenca në punën e bërë si edhe paanshmëria politike që duhet të tregojë.
Kësisoj, në deklaratën e tij, kreu i grupit të LSI-së, theksoi se nëse konstatohet se eficenca nuk është e mjaftueshme, atëherë mund të bëhet një ndryshim rrënjësor i ligjit për SHISH.
“Nuk mund të ketë ndryshime as të kufizuara, as të një pike, as të një neni, por do një vështrim të qetë dhe gjakftohtë për të bërë çdo gjë, nëse do të duheshin ndryshime ligjore”,- tha Vasili.
Redaksia Online
(o.b/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com