Petrit Vasili: LSI është forcë e
sukseshme, s'varet nga lidershipi

Petrit Vasili: LSI është forcë e<br />sukseshme, s'varet nga lidershipi
Nga sot në mbrëmje Petrit Vasili merr kompetencat për të drejtuar Lëvizjen Socialiste për Integrim pas zgjedhjes së Metës si President i Republikës së Shqipërisë.
 
Nga Fieri Vasili është shprehur se LSI do të vijojë të forcohet sepse i ka hedhur bazat si forcë politike e konsoliduar dhe kjo nuk varet nga lidershipi.

Vasili thekson se LSI është një forcë  e së sotmes dhe së ardhmes dhe se nuk varet nga emri i Petrit Vasilit apo i ndokujt tjetër.

Gjatë aktivitetit ai ka deklaruar se për 10 vitet e ardhshme LSI-ja do jetë një forcë politike e qëndrueshme ndërsa theksoi se për vendin është i rëndësishëm stabiliteti dhe qëndrueshmëria.
 
“LSI është e fortë sepse është e fortë me veten e saj dhe pas 13 vitesh suksesi të jashtëzakonshëm politik besoj se ka hyrë në rrugë pa kthim ku emri i Petrit Vasilit në radhë të parë është i parëndësishëm në raport me LSI sepse filozofia e partisë shtrihet edhe në 10 vjeçarët që vijnë dhe sigurisht so të prodhojë natyrshëm lidershipe. LSI është forcë e të sotmes dhe së ardhmes”, tha Vasili.
  
Ai u shpreh se situata në rajon duhet të shërbejë si kambanë alarmi që politikanët në vend të jenë më të kujdesshëm.
 
“Ka një opinion të LSI që lidhet me stabilitetin dhe qëndrueshmërinë e vendit dhe çdo veprim në politikën e ditës lidhet me këtë. Jemi rrethuar nga ngjarje me dramacitet të lartë në rajon që na imponojnë të jemi më të kujdesshëm të përgjegjshëm se sa një ditë më parë. Çdo interes politik dhe çdo mandat është i parëndësishëm përpara stabilitetit. Të gjithë së bashku jemi të detyruar të kontribuojmë për qetësinë e vendit”, ka thënë Vasili. 

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

E rëndë në Durrës, 47 vjeçari bie aksidentalisht nga ballkoni dhe humb jetën

E rëndë në Durrës, 47 vjeçari bie aksidentalisht nga ballkoni dhe humb jetën