TIRANE- Kreu i Grupit Parlamentar të LSI, Petrit Vasili, ka hedhur akuza ndaj opozitës se po pengon procesin politik dhe atë parlamentar. Duke ju referuar vendimit për bojkot që opozita ka ndërmarrë prej disa kohësh, Vasili thotë se kjo e fundit po përdor taktika për të sjellë këtë situatë politike në vend.
Vasili në një intervistë për “A1 Report” foli dhe për një tjetër çështje, atë të Kodit Etik.
“Sigurisht nuk mendoj që motivet e opozitës për të qenë jashtë parlamentit kanë lidhje me ato për të cilat ajo ka thënë. Ka qenë një qëndrim që lidhet me zgjedhjen e saj taktike për të bërë obstruksionizëm ekstrem. Koha e përdorur nga opozita në parlament ndryshe nga e gjithë historia e pluralizmit shqiptar ka qenë shumë në favor të saj, jo në favor të mazhorancës, ndërsa ikja nga Parlamenti, shmangia nga debati nuk kanë lidhje me mundësitë që parlamenti krijon”, tha Vasili.
Sipas tij miratimi i këtij Kodi, i përpiluar nga misioni i
OSBE-së në Tiranë, është një rast që duhet të ketë të gjithë mbështetjen e forcave politike në parlament, pasi do të shmangë precedentët e shëmtuar në Kuvend.
“Në mënyrë tepër logjike duhet të mbështetet nga e gjithë parlamenti. Ka nevojë për standarde të reja në komunikimin e etik, të cilat mundësojnë në fund të fundit rritjen e përmbajtjes së vërtet të debatit në parlament dhe eviton të gjithë butaforinë, skenat e panevojshme, po pse jo dhe qëndrimet etike që shpesh herë kanë lënë për të dëshiruar”, u shpreh Vasili.
Kodi Etik pritet që të miratohet fillimisht nga kryetarët e grupeve parlamentare, për të kaluar më pas për miratim në komisione.
Kodi parashikon që deputetët të vishen kurdo në mënyrë zyrtare, të mos përdorim më telefoninë celulare, të mos marrin dhurata, të mos vënë në përdorim një gjuhë të pahijshme dhe jo etike, etj.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
25 Nëntor, 08:30
Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?
-
Po
38.2%
-
Jo
52.6%
-
Nuk e di
9.2%
Vota total: 1970
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Krimet me armë të lehta ndodhin kudo por në Shqipëri është më i ashpër' Ambasadori i OSBE-së: Siguria nuk është vetëm përgjegjesi e policisë
20 Nëntor, 17:32
-
Goditja e korrupsionit politik, financimi i partive dhe kufizimi për punësimin e titullarëve pas mbarimit të detyrës! Zbardhen disa nga propozimet në Komisionin e Posaçëm
13 Nëntor, 09:47
-
Mbahet tryeza e parë për Dokumentin Analitik, ekspertët zbulojnë gjetjet dhe rekomandimet për integritetin e administratës publike dhe konsolidimin e shërbimeve digjitale
4 Nëntor, 20:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera', OSBE flet për sondazhin: E konsultuam me Kuvendin
29 Tetor, 09:18
-
Fitorja e partisë proruse, Presidentja e Gjeorgjisë thotë se nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve
27 Tetor, 22:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera, çfarë gjinie je?', Tritan Shehu denoncon 'sondazhin' e OSBE-së për deputetët: Fyes, refuzoj ta plotësoj
24 Tetor, 20:21
-
Prapaskenat e garës për sekretarin e Përgjithshëm të OSBE, Shqipëria me kandidaturën e Igli Hasanit mund rivalin turk! Si do zgjidhet në Vjenë
26 Shtator, 17:15
-
Pas Celibashit, ambasadori i OSBE-së në Shqipëri takohet me Presidentin Begaj
7 Qershor, 21:05
-
Vota e diasporës/ OSBE: Mbeten vetëm 10 muaj për ta realizuar, e vështirë edhe për vendet e zhvilluara! Partitë të gjejnë marrëveshje sa më shpejt
4 Qershor, 20:59
-
PROFILI/ Merr detyrën kreu i ri i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Tarran: Pres me padurim të punoj krah partnerëve shqiptarë
22 Maj, 11:51
-
Lufta në Ukrainë/ Moska: Sulmi në Belgorod nga Kievi u krye me armë të furnizuara nga NATO
12 Maj, 16:45
-
Basha takon ambasadoren e OSBE, në fokus reforma zgjedhore dhe drejtësia
18 Prill, 19:56