Petrit Vasili: Rama e qep gojën për
fruthin, e hap për batuta të trasha!

Petrit Vasili: Rama e qep gojën për<br />fruthin, e hap për batuta të trasha!<br>
Kreu i LSI, Petrit Vasili ka shprehur qëndrimin e tij përmes një postimi në facebook, në lidhje me mënyrën se si Rama i qaset situatës aktuale të epidemisë së fruthit ne vendin tonë. Vasili shprehet se Rama nuk interesohet për shpërthimin e epidemisë e në vend të kësaj, sipas Petrit Vasilit, ai bën batuta të trasha.

“Epidemia e fruthit vazhdon, kryeministri s'flet, media e ka në fund....

Postimi i Petrit Vasilit
"Kryeministri ka qepur gojën dhe s'flet për epideminë e fruthit. Po mendon budallëkun e radhës se si do dalë si triumfator nëpër podiume, kur epidemia të jëtë ndalur dhe do tregojë broçkulla pa fund për suksesin e tij.
Edhe media përcjell lloj lloj denglash qe qytetarëve nuk ju duhen hiç dhe këtë ngjarje e ka nga të fundit, se më vlerë kanë batutat e trasha të një kryeministri të trashë.
Epidemia e fruthit vazhdon, ka raste të reja, ka pasur viktima, ka komplikacione serioze dhe qeveria nuk ka ngritur akoma institucionet qe ligji ja detyron për menaxhimin e tij.
Do kujtohen të gjithë vetëm kur ta shohin fruthin te dera e tyre. Atëherë po po do bërtasin fort. Sa qesharake.....por edhe tragjike...”

vasili ne fb

Postimi i Petrit Vasilit

 

d.gj, Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë