“Po preke gjënë më të vogël do jenë 5 snajper, 4 nga te katërt anet dhe unë ne mes dhe do goditet vetëm po nuk e shpoi plumbi”, është shprehur Berisha për Ramën në ngjarjet e 21 Janarit.
/Shqiptarja.com
Petro Koçi ka reaguar kundrejt kësaj deklarate, duke e quajtur Berishën një “vrasës gjakftohtë”.
Petro Koçi:
"Berisha është një vrasës gjakftohtë i demokracisë në Shqipëri. Kështu që për të vrarë njerëz e ka më të lehtë. Është formuar në shkollën -Në njërën dorë kazmën, në tjetrën pushkën-, pra shkatërro dhe vrit! Me këtë deponim publik ka pranuar se urdhrin për të qëlluar mbi demostruesit e paarmatosur në 21 Janar e ka dhënë ai vetë."
d.gj/ Shqiptarja.com












