Petulla me nenexhik në krem kosi me arra
Përbërësit:
- 300 gr miell
- 2 vezë
- 1 tufë e vogël nenexhik
- 4–5 bishta qepësh të njoma
- Kripë sipas shijes
- Vaj për skuqje
- 1 kg kos deleje
- 200–300 ml ujë të ftohtë
- 80 gr arra
- 50 gr bukë e thekur
- 1 thelpi hudhër
- 1 lugë çaji piper miks
- 3–4 lugë gjelle vaj ulliri
- Lëkura e grirë e ½ limoni
Përgatitja:
Përziejmë miellin me vezët, nenexhikun, qepët e njoma dhe kripën. Shtojmë ujin pak nga pak derisa të krijohet një masë homogjene. Me lugë hedhim porcione të vogla në vaj të nxehtë dhe i skuqim derisa petullat të marrin ngjyrë të artë. Në një enë tjetër hollojmë kosin me ujin e ftohtë dhe e rregullojmë me kripë, derisa të bëhet kremoz. Në havan shtypim arrat, bukën e thekur, hudhrën dhe piperin. Shtojmë lëkurën e limonit dhe në fund vajin e ullirit. E shtojmë përzierjen aromatike me arra tek kosi dhe servirim petullat e ngrohta.
Komente











