Petulla të buta si mafishe shoqëruar me reçel nga zonja Albana

Petulla te tradites italiane, te buta si mafishe shoqeruar me recel

Përbërësit:

  • 200 gr miell 00
  • 50 gr sheqer
  • 1 vezë
  • 1 shkop vanilje
  • 16 gr maja birre
  • 1 gotë qumësht
  • Lëvore limoni
  • Vaj vegjetal
  • Marmalatë portokalli, reçel fiku ose pjeshke

Përgatitja:

Fillimisht tresim majanë në një gotë me qumësht të ngrohtë. Në një enë hedhim një vezë, miellin, sheqerin, vaniljen dhe lëkurën e grirë të limonit. Përziejmë gjithçka me dorë ose duke përdorur një rrahës. Shtojmë më pas gotën me qumësht të ngrohtë me majanë dhe vazhdojmë përzierjen derisa të krijohet një brumë homogjen. E lemë brumin të fryhet për të paktën 2 orë, duke e mbuluar tasin me celefon transparent.

Pas dy orësh, ngrohim vajin në një tigan, marrim sasi të vogla brumi me ndihmën e një luge dhe i lemë të rrëshqasin në vajin e nxehtë duke skuqur disa petulla në të njëjtën kohë. Kur petullat të jenë fryrë dhe të kenë marrë ngjyrë të artë nga të dyja anët, i kullojmë nga vaji dhe i lemë të thahen në një pjatë të mbuluar me letër thithëse.

Presim pak minuta sa të ulet nxehtësia e petullave dhe më pas me një qeskë pastiçerie i mbushim me reçelra të ndryshëm. Në fund bëjmë një spërkatje të lehtë  me sheqer pluhur.

MC/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare