Petulla të mbushura me mish të grirë
Përbërësit:
Për brumin:

400 gr miell
3 vezë
1 lgj vaj
Kripë
Për mbushjen:
400 gr mish i grirë
2 qepë
½ tufë majdanoz
Kripë, piper
Kubikë akulli
Përgatitja:
Vendosim një sasi mielli në një enë. Bëjmë një gropë në qendër ku shtojmë vezët, vajin dhe kripën. E punojmë për 2-3 minuta me pirun, më pas shtojmë miellin e mbetur dhe e punojmë brumin me duar. Brumi duhet të jetë pak a shumë i fortë, prandaj duhet punuar mirë për rreth 15 minuta. Më pas e vendosim me një pjatë me një tenxhere të kthyer përmbys. E lemë të pushojë për 15 minuta.
Hapim brumin në një petë të madhe dhe me anë të një forme realizojmë disa rrathë. Mishin e grirë e trazojmë me qepën e grirë, majdanozin, kripën, piperin. Në mes të çdo rrethi vendosim nga një lugë mbushje dhe në qendër të mbushjes vendosim nga një kubik akulli. Puthisim mirë anët dhe e mbështjellim petën si një bohçe.
Në një tenxhere me ujë të vluar hedhim pak kripë dhe zhysim bohçet e brumit të mbushura. I lemë të ziejnë për 5 minuta dhe më pas i servirim në një pjatancë.
MC/Shqiptarja.com
Komente

