TIRANE - Alfred Peza kandidati për deputet në listat e Partisë Socialiste rendit 10 nga faktorët që mund të dëmtojnë opozitën për të arritur një fitore të padiskutueshme. Alfred Peza renditet i katërti në listën e kandidatëve të qarkut Elbasan dhe 10 faktorët i ka publikuar në facebook në rubrikën e tij "Politikani si gazetar"


 
I dashur "Ditar!"alfred peza


ÇDO VOTE E ATYRE QE KERKOJNE RROTACIONIN, DUHET TE SHKOJE VETEM PER KANDIDATET E PS


"Politikani si gazetar"
7 Maj 2013

I dashur "Ditar!"
Jam renditur i 4-rti ne listen e kandidateve per deputete te PS ne Qarkun e Elbasanit, ndersa kandidati i PD ne zonen time, eshte i 5-ti. Ky qark "prodhon" 14 deputete. Aktualisht PS ka 7 deputete sa edhe PD. PS synon te mari te pakten edhe dy mandate me shume me 23 qershor. Ne kete qark faktoret e tjere qe mendohet se do te zhvillojne gare te forte per te marre nga nje mandat, jane LSI dhe PDIU. LSI eshte ne koalicion me ne, ndersa PDIU eshte brenda gardhit te koalicionit me PD. Ne keto kushte, duhet te jete e qarte per te gjithe votuesit socialiste ne gjithe vendin, ne qarkun e Elbasanit dhe ne rrethin e Peqinit, se: Keto zgjedhje jane parlamentare dhe jo lokale, ku zgjidhen keshilltare partish per keshillat komunal. Qe do te thote, se ne keto zgjedhje, nuk do te kete asnje kompromis per voten. Me asnje kandidat, me asnje parti politike, pavaresisht nese ato jane ose jo, pjese e kalicionit tone. Ndaj, ai qe eshte socialist, opozitar dhe kerkon largimin me vote te Sali Berishes, NUK duhet ti jape asnje vote, per asnje aresye, kandidateve te partive te tjera. Pra, çdo vote e atyre qe kerkojne rrotacionin, duhet te shkoje VETEM per kandidatet e PS. Aleanca jone me partite e tjera, eshte nje aleance vlerash te perbashketa politike, elektorale, programore dhe qeverisese. Por JO aleance per trafik, dhenie apo marrje hua votash me 23 qershor.

I dashur "Ditar!"
Vetem duke mos humbur asnje vote, PS do mund te arrije synimin per nje rezultat maksimal ne zgjedhje. Kjo do te sjelle jo vetem rrotacionin e pushtetit dhe daljen ne pension politik te Sali Berishes. Por, edhe garanton nje qeverisje te sigurte te PS ne 4 vitet e ardheshme. Nje mazhorance qe nuk do te lekundet per asnje aresye politike ose jo politike, derisa te perfundoje mandatin ne veren e 2017. Nuk e di pse me pelqen sot, qe per kete teze, te citoj nje shprehje te Napolonit: "Lidhen aleanca vetem per kunderpeshe dhe vetem per t'iu kundervene aleancave te tjera. Nuk eshte e mundur te jene te gjithe aleate, sepse ne kete menyre aleanca do te vetasgjesohej. Nje aleance teresore do te ishte e konceptueshme vetem si aleance e mbreterve kunder popujve". Pra, çdo aleance ne terren mes kandidateve te partive te ndryshme, nuk do te ishte gje tjeter, veçse nje aleance e deputeteve te neserm, kunder zgjedhesve te tyre.
Kaq per sot. Shihemi neser. Deri atehere:
"Mirupafshim dhe Zoti ju rujt!"



(sg/shqiptarja.com)