Peza: Basha të sqarojë lejen e
ndërtimit, e legjitimoi dhe Berisha

Peza: Basha të sqarojë lejen e<br />ndërtimit, e legjitimoi dhe Berisha
Tiranë - Deputeti i Partisë Socialiste, Alfred Peza ka ripërsëritur thirrjen që PS po i bën prej dy ditësh ish kryebashkiakut të Tiranës, njëkohësisht liderit të opozitës, Lulzim basha për të zbardhur lejen e ndërtimit të cilën ai ia dha ndërtuesit për ta bërë në mes të Bllokut.

Ai ka ringritur pyetjen se përse Basha e shtyu me 2 vjet lejen dhe pse e miratoi 6 ditë përpara se të linte karrigen e kryetarit të bashkisë, ndërkohë që ka shigjetuar edhe ish kryeministrin Berisha, si firmëtari i çdo veprimi, “të pisët” siç e ka cilësuar ai, të lejes së miratuar edhe nga ish kryeministri.

Peza ka bërë publike edhe lejen e miratuar, me firmë të ish kryebashkiakut Basha, duke ia vënë atë në dispozicion të gjithë qytetarëve.

Ja deklarata e tij e plotë
Qytetarët e Tiranës dhe gjithë Shqipërisë po presin që Lulzim Basha të dalë e ti sqarojë për lejen skandaloze të ndërtimit që ai ka firmosur për monstrën e betonit në mes të kryeqytetit.

Ndaj ata sot pyesin: Përse ish Kryetari i Bashkisë zgjati për dy vjet lejen e ndërtimit të pallatit në mes të Bllokut, vetëm 6 ditë para se të lëshonte zyrën?

Përse Lulzim Basha firmosi lejen për pallatin me të cilin është në gjyq ambasada Zvicerane?

Përse ish kryetari I Bashkisë, nën shembullin e babait të tij politik Sali Berisha, firmosi gjithë punët e pista pasi zgjedhjet kishin mbaruar, numërimi I votave kishte përfunduar dhe kundërshtarët kishin uruar njëri-tjetrin?

Si mund të legjitimosh një pallat që nuk ka respektuar lejen e mëparshme të ndërtimit; që nuk ka garazhe dhe që është ngjitur me dritaret e gjeniut të letrave shqipe, Ismail Kadare?

Me këtë vendim, Lulzim Basha tregoi edhe njëherë se është politikani më I pasinqertë I këtij vendi. Se filozofia e tij si kryetar Bashkie në Tiranë ka qenë ajo e mosberjes së asnjë pune për qytetarët dhe përfundimit në errësirë të të gjitha punëve të tij të dyshimta. Ai do të mbahet mend se në 4 vjet nuk mbolli asnjë pemë dhe nuk vendosi asnjë tullë.  

Por më shumë se kaq, Lulzim Basha do të mbahet mend si I vetmi kryebashkiak në botë, që i dha leje vetes së vet për të ndërtuar një kat shtesë mbi pallatin 12 katësh ku jeton dhe që firmosi 6 ditë përpara se të ikte nga zyra, lejen për mostrën më të shëmtuar të betonit që është ende në këmbë në Tiranë.  

Duke nxjerrë dje në konferencë shtypi ish zëvendësin e tij në Bashki, për të mohuar ekzistencën e lejes, ai tregoi edhe njëherë se e gjithë karriera politike e Lulzim Bashës është ngritur mbi gënjeshtrën, mbi mungesën totale të sinqeritetit dhe mbi filozofinë e antiligjit e antishtetit.

Jemi këtu sot, për ti treguar të gjithë qytetarëve shqiptarë, të zezë mbi të bardhë, lejen skandaloze që mban firmën e Lulzim Bashës. Ky është modeli që ai I ka sjellë këtij vendi, sa herë që qeveris. Ai pallat pa leje, që mbahet në këmbë nga Lulzim Basha, është sot gozhda në trurin e cdo qytetari shqiptar, për të kuptuar se kush është alternative që ofron ai si lideri I opozitës shqiptare.

Ndaj, ne sot këtë leje do ia japim në dorë cdo qytetari të këtij vendi, për ta patur si një certifikatë politike, për të vetmen alternativë që ofron kryetari në detyrë i Partisë Demokratike.

Redaksia Online
(F.T/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

E konfirmon trajneri, Ardian Ismajli lë Empolin në janar! Juventus dhe Napoli në garë

E konfirmon trajneri, Ardian Ismajli lë Empolin në janar! Juventus dhe Napoli në garë