ELBASAN –Pikërisht në emër të barazisë dhe emancipimit, Sali Berisha detyron me anë të presioneve për vendin e punës, që arsimtaret e Peqinit dhe Pavojës të ulen në takimin e tij electoral. Këtë denoncim e ka bërë kandidati socialist për deputet i Peqinit, Alfred Peza, ilustruar me foto.
Në faqen e tij zyrtare në Facebook gjenden të publikuara fotot që tregojnë qartë që edhe në këtë takim, si në shumë takime të tjerë të mbajtur nga Sali Berisha apo kryetarja e Kuvendit, sesi arsimtaret detyruar nga drejtoret të marrin pjesë në takimet e Sali Berishës. Organizatorët e takimit “shoqërojnë” me autobuzë arsimtaret e Peqinit dhe Pavojës të cilat zbresin më pas grupe-grupe e të shoqëruara për të shkuar në takim.
Partia Socliste e ka denoncuar këtë fakt duke e konsideruar si “qasjen e vërtetë të kryeministrit dhe të qeverisjes së tij ndaj çështjes të emancipimit të gruas dhe të vajzës shqiptare, që është e njëjta qasje që ka patur dhe vazhdon të ketë Sali Berisha me emancipimin politik më të gjerë të shoqërisë shqiptare, mbi lirinë dhe vullnetin e lirë të qytetarëve të vet”.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com