Peza: Edhe Presidenca, edhe Bashkia
u rikonstruktuan nga privatët

Peza: Edhe Presidenca, edhe Bashkia<br />u rikonstruktuan nga privatët
TIRANË - Rikonstruksioni i ndërtesës së Kryeministrisë me donacione private "ecën" në gjurmët e dy ndërtesave të tjera qeveritare, Presidencës së drejtuar nga Bujar Nishani dhe Bashkisë së Tiranës drejtuar nga Lulzim Basha. Madje, shiritin e përurimit të këtyre dy të fundit e ka prerë vetë Kryetari i PD-së, Lulzim Basha.

Këto fakte i nxjerr nga harresa, deputeti i PS-së, Alfred Peza që ka sjellë për mbështetësit e tij në Fb, një shkrim të botuar në media më 27 nëntor 2012.

"Meqë PD-ja ka kritikuar Kryeministrin Edi Rama për punimet në Kryeministri, duke e akuzuar se përse po e bën me donacione, - shkruan ai, - "po sjell me poshtë shkrimin për donacionet private me të cilët u rikonstruktua Presidenca nga Bujar Nishani me titull: "Përurohet kopshti i ri i Presidencës, Nishani: Me donacione private".
peza ne fb
Në ceremoninë e inagurimit ka qënë i pranishem madje edhe vetë Kryetari aktual i PD-së, Lulzim Basha. Ky i fundit, po me donacione private rikonstruktoi zyrën e Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, sapo Rama u largua prej saj,"- nënvizon Peza.

Kësisoj, edhe Peza i është bashkuar "kauzës"  për Kryeministrinë duke i kthyer përgjigje edhe pyetjeve të ngritura nga deputetët e PD-së.  

Lidhur me këtë, duke kërkuar në faqen online të Presidencës, gjetëm sot të pasqyruar fjalimin e Presidentit Nishani lidhur me rastin si dhe fotografitë e ceremonisë, prej ku mësohet se ndër dhurimet, është edhe një ulli 450-vjeçar dhe një skulpturë për institucionin.

Nishani shprehimisht ka thënë: "Unë gjej rastin që në këtë mbrëmje përurimi të këtij kopshti të bukur sonte, të falenderoj të gjithë donatorët, të cilët bënë të mundur një imazh kaq të këndshëm, estetik për Institucionin e Presidentit. Falenderoj ata, të cilët na dhuruan një ulli 450-vjeçar! Gjithashtu falenderoj skulptorin e talentuar, Helidon Xhixha, i cili na dhuroi këtë skulpturë, por edhe të gjithë donatorët e tjerë! Falenderoj në mënyrë të veçantë Bashkinë e Tiranës, zotin Basha, i cili mbështeti jo vetëm idenë e Presidentit të Republikës, por punonjësit e Bashkisë së Tiranës kanë bërë vërtetë një punë të admirueshme dhe profesionale në krijimin e këtij mjedisi kaq estetik dhe të këndshëm. Unë dëshiroj të falenderoj zotin Granoff, që është sonte me ne në këtë ceremoni, por njëkohësisht dëshiroj të falenderoj të gjithë punonjësit e administratës së Institucionit të Presidentit, të cilët me idetë dhe me angazhimin e tyre, bënë të mundur që të ofrojmë një mjedis të tillë për besueshmërinë e Institucionit më të rëndësishëm të shtetit”, theksoi Presidenti Nishani.

Qeveria dhe Partia Demokratike kanë replikuar shumë këto ditë  lidhur merikonstruksionin e pjesshëm të selisë së Qeverisë shqiptare.

Berisha e akuzoi kreun e ri të Qeverisë se këto punime po i kryen nga "urrejtja për kundërshtarin dhe nga babëzia për të nxjerrë fitime", pasuar nga deputetët demokratë që kërkuar faturën e punimeve ose përfitimet e mundshme që donatorët shpresojnë të kenë në të ardhshmen.

Redaksia online
(Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

112-vjetori i Pavarësisë/ Spiropali: Frymëzohemi ta çojmë flamurin e Kastriotëve në BE dhe të bëhemi yll i shtuar në flamurin e familjes Europiane

112-vjetori i Pavarësisë/ Spiropali: Frymëzohemi ta çojmë flamurin e Kastriotëve në BE dhe të bëhemi yll i shtuar në flamurin e familjes Europiane