Peza: Ju tregoj telefonatën
e Doktorit me Sandrin në 2005

Peza: Ju tregoj telefonatën <br />e Doktorit me Sandrin në 2005
TIRANE - Alfred Peza, ish-gazetar i cili do të garojë në zgjedhjet e 23 qershorit nën siglën e PS, ka rrëfyer në konventën e PS mënyrën sesi drejtuesit e TV Klan kanë diskutuar tetë vite më parë me kandidatin për kryeministër Sali Berisha atëkohë, pas zgjedhjeve të përgjithshme të vitit 2005.

“Duke u gdhirë 4 korriku 2005, grupi i opinionistëve të Televizionit “Klan”, u grumbullua në zyrën e drejtuesit të saj kryesor. Pothuajse të gjithë, nga analiza që i bënim qeverisjes së majtë ishim afishuar në qëndrimet tona publike, me domosdoshmërinë e kalimit të PS në opozitë pas 8 vitesh qeverisje dhe për rikthimin e së djathtës me votë në pushtet.

Ndërkohë ndiqja me shumë vëmendje, frikën e socialistëve, për një përsëritje nga Saliu i Dytë, të asaj çfarë kishte ndodhur më 1996, me Saliun e Parë...Në kulmin e diskutimeve mes kolegëve, atëherë kur u kuptua se peshorja e votave të shqiptarëve po anonte drejt fitores së PD, në zyrën ku po qëndronin, bie zilja e telefonit.

I zoti i shtëpisë ngriti receptorin dhe pasi njohu zërin e Doktorit, shtypi butonin që mundësonte dëgjimin e bisedës nga të gjithë. E uroi për fitoren. Kryetari i PD pasi mësoi për praninë e të gjithëve aty, na përshëndeti dhe pyeti: “Ç’po bëni?” Dhe ai i’u përgjigj: “Po ja. Tani që të ndihmuam që të rikthehesh në pushtet, po diskutojmë se si të rrëzojmë përsëri.”

Batuta u shoqërua me të qeshura” tregoi Alfred Peza përpara konventës së selisë rozë. Edhe pse në fjalimin e tij nuk ka përmendur emrat e analistëve që ishin në atë takim, ditën e djeshme, Peza saktësoi se në atë takim në zyrën e Aleksandër Frangajt, pronar i TV Klan, kanë qenë ai vetë, Aleksandër Frangaj, Andi Bushati, Armand Shkullaku, Blendi Fevziu e Fatos Lubonja.

Peza tha në fjalën e tij para socialistëve se kjo ndarje vazhdon edhe sot, ku një pjesë e gazetarëve në atë dhomë vazhdojnë që të mbështesin qeverinë e kryeministrit Sali Berisha, ndërkohë që një pjesë tjetër kuptuan se ishin kritikë me qeverinë. Ish gazetari premton se shumë shpejt, pas 23 qershorit, nuk do të ketë më klientelizëm në ndarjen e parave të reklamave shtetërore.

“Krijimi i modeleve të suksesit mediatik, nëpërmjet lulëzimit financiar vetëm pas nënshtrimit total dhe vënies pa kushte në shërbimit të qeverisë, ka sjellë në Shqipëri epokën e kioska familjare mediatike. Ku pronarët dhe familjarët e tyre, si kurrë më parë në historinë e medias botërore, janë bërë sot edhe drejtuesit editorial të tyre” tha Peza.

KËRCËNIMET


Ndërkohë që ditën e djeshme, kandidati për deputet i PS në zonën e Peqinit denoncoi abuzimin e gjithë “makinerisë shtetërore” sipas tij, ndaj të gjithë bizneseve, të punësuarve, por edhe qytetarëve të cilët morën pjesë në takimin elektoral të prezantimit të tij si kandidat për deputet i zonës së Peqinit.

“Prej një jave, që nga prezantimi im përpara strukturave të PS, miqve dhe simpatizanteve të mi të shumtë në Peqin, si kandidat për deputet, e gjithë qeveria me strukturat e saj qendrore dhe lokale, kanë filluar një fushatë të jashtëzakonshme dhune, terrori dhe kërcënimesh.

Duke instaluar ne Peqin, "Diktaturën e çapës së bukës". Janë pushuar njerez nga puna dhe kërcënohet çdo person që takohet me mua. Për këtë situatë, kërkoj solidaritetin tuaj. Sot (dje) po përgatis një njoftim me të gjitha provat dhe do ia dergoj Presidentit Nishani, Kryeministrit Berisha, Ambasadorit të SHBA, BE, OSBE e të gjitha mediave ndërkombëtare” thotë Alfred Peza në njoftimin e tij publik.

Shkrimi u botua në gazetën Shqiptarja.com

Redaksia Online
(b.m/shqiptraja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës