TIRANE- Nënkryetari i Komisionit të Medias, Alfred Peza, në një intervistë për “A1 Report”, sqaron se mazhoranca nuk është tërhequr nga nisma për të zgjedhur kryetarin e ri të AMA-s. Deputeti socialist thotë se tërheqja e amendamentit të tij, erdhi që të mos ishin dy procese paralele, por t’i hapte rrugë procesit të filluar nga kreu i Kuvendit Ilir Meta. Peza argumenton se tërheqja e kësaj nisme, rrëzon edhe alibinë e opozitës për shkarkimin e Endira Bushatit, të cilës është e qartë që mandati i ka përfunduar në vitin 2012.
 
Peza ngre edhe shqetësimin e bllokimit të zgjedhjeve të 10 anëtarëve të rinj të Këshillit kKombëtar të Radio Televizionit. Duke e konsideruar si absurd qëndrimin e opozitës dhe të motivuar politikisht, deputeti socialist thekson se është qershori i 2015 afati i fundit që Shqipëria duhet të kalojë në transmetime dixhitale, por bllokimi i opozitës rrezikon që vendi të mbetet pas.
 
Por pavarësisht situatës, Peza bën apel ndaj deputetëve të opozitës që t’i bashkohen mazhorancës, për të plotësuar ato nisma, që janë dhe detyrime ligjore, dhe kushte të vëna nga Bashkimi Europian.
 
Zoti Peza ju falënderoj që pranuat këtë intervistë për “A1 Report”, do doja t’ju pyes çfarë po ndodh aktualisht me AMA-n?
Me AMA-n po ndodh ajo që ne kemi premtuar që procesi është reformimi i institucionit. Gjatë kësaj jave unë tërhoqa amendamentin e propozuar një ndryshim në ligjin për AMA-n, ku unë kisha propozuar prej një ndryshime në ligjin e ri ekzistues në dispozitën kalimtare, e cila ishte një dispozitë që nuk u miratua me konsensus mes mazhorancës dhe opozitës, kur ligji i ri për AMA-n kaloi në parlament vitin e kaluar. Duke qenë se pikërisht kjo dispozitë kishte sjellë ngërçin institucional në të cilin po kalon aktualisht AMA dhe pamundësinë e këtij institucioni prej një viti për të mos marrë vendime nëpërmjet kësaj dispozite, zgjidhte jo vetëm ngërçin po e gjithë situata ligjore e gjithë anëtarëve të AMA-s, futej në shtratin e ligjit të ri dhe shkonte në harmoni në shtratin e ligjit të ri dhe në përputhje me frymën dhe germën e këtij ligji. Por duke qenë se paralelisht me këtë proces që unë iniciova, kryetari i Kuvendit Ilir Meta inicioni një proces paralel për zëvendësimin e vendeve vakante, atëherë nuk kishte nevojë për të njëjtin proces që lidhet me AMA, s’kishte pse të ketë dy procese paralele, unë këtë situatë e pashë të arsyeshme të tërhiqja amendamentin tim dhe duke qenë se vakancat e zgjidhin çështjen e ngërçit dhe e rikthejnë institucionin në normalitetin e vet, funksionimin ligjor dhe praktikisht pak kësaj institucioni merr vendim. Unë mora këtë rrugë të tërheq amendamentin tim dhe ndërkohë në institucionin tonë të medias ditën e hënë është futur në axhendë në rendin e ditës, hapja e proceduarve për zëvendësimin e 4 vendeve vakante në AMA sipas shkresës së përcjellë nga kryetari i Kuvendit.
 
Si do të procedohet më tej për zgjidhjen e këtij ngërci? Dhe a ka një tërheqje nga mazhoranca për zgjedhjen e një kryetari të ri të AMA?
Nisma nuk synon kryetarin e ri as heqjen dhe as vendosjen. Nisma synonte një korrigjim në ligjin ekzistues të dispozitës kalimtare që dikton zgjidhjen tani e tutje të anëtarëve dhe për rrjedhojë edhe të kryetarit që është një nga anëtarët sipas germës dhe frymës së ligjit të ris, sepse në institucion kemi 3 anëtarë të cilët janë zgjedhur me ligjin e vjetër dhe do të shkojnë në institucion 4 anëtarë të rinj për shkak të vakance. Sipas procedurave të ligjit të ri dhe kur 4 anëtarët e rinj me procedurën e ligjit të ri të shkojnë në institucion dhe të gjejnë 3 anëtarë të vjetër të zgjedhur me ligjin e vjetër, atëherë këtu mund të krijohej një përplasje brenda institucion të anëtarësisë me formula të ndryshme, sepse formula e vjetër ka një formulë politike. Janë partitë politike që zgjedhin anëtarët e AMA. Ndërsa ligji i ri ka një formulë të re që e depolitizon institucion dhe i jep prioritet organizatave profesionale, botës akademike që të përzgjedhin profesionistët për kandidatura për kryetar të AMA-s.

Dhe për rrjedhojë 4 anëtarët që do të zgjidhen në bazë të ligjit të ri, do të gjejnë në institucion 3 anëtarë me mandat vijues që janë zgjedhur sipas ligjit të vjetër dhe sipas një formule të vjetër. Për të shmangur këtë gjë unë kisha ofruar dispozitën kalimtare dhe amendamentin tim. Duke qeenë se u krijua ky lloj dualiteti, ku për të njëjtën çështje kishte dy procese, 1 i iniciuar nga kryetari i Kuvendit për të zëvendësuar 4 anëtarët sipas proceduarve dhe 1 ishte nisma ime ligjore. Unë vendosa të tërheq nismë time dhe të avancojmë nismën e zotit Meta. Kështu që nuk ka tërheqje në asgjë. Do të bëhet e njëjta gjë, do të zëvendësohen 4 vendet bosh ndër të cilët ka qëlluar edhe vendi i kryetares të AMA. Kjo rrëzon të gjitha akuzat dhe hamendësimet e opozitës që thoshte se amendamentet kishin për qëllim shkarkimin e kryetares. As unë as PS nuk kishim një synim të tillë, pasi kryetares së AMA, i ka mbaruar mandati që më shtator 2012 dhe për rrjedhojë mandati i saj kishte rënë vetiu për shkak të mandatit të anëtarit.

Pra, me tërheqjen e amendamentit bie akuza thellësisht politike e opozitës se amendamenti synonte shkarkimin e kryetares, pasi "de fakto" kryetarja është shkarkuar, pasi i ka mbaruar mandati. Dhe është aty thjesht kujdestare në detyrë për shkak të vijimësisë institucionale që ia jep ligji dhe kushtetuta në kujdestari të ardhjes se anëtarëve të rinj. Nga ana tjetër tërheqja e amendamentit tim hedh poshtë edhe akuzat e PS-së se qëllimi ishte kapja e institucionit. Pyetja ime është të jenë të pavarura nga kush? Vetëm nga mazhoranca apo të jenë të pavarura edhe nga opozita? Sepse dihet se Bushati ishte zgjedhur në atë detyrë ka qenë këshilltare juridike e kryetarit të PD-së, në atë kohë e Sali Berishës, dhe institucioni qenka i kapur politikisht por në këtë rast nga opozita. Standardi i opozitës është ky, nëse institucioni ishte kapur nga opozita institucioni është në rregull. Por nëse institucionit zgjidhen drejtues të rinj sipas ligjeve që kanë që kanë miratuar edhe opozita e nesërme edhe mazhoranca sotme, atëherë paska problem.
 
Çfarë po ndodh me këshillin aktual të Këshillin Kombëtar të Radio Televizionit dhe zgjedhjes së anëtarëve të rinj?
Opozita realisht kërkon reforma apo opozita ka strategji të bllokojë këto reforma. Unë them që opozita ka vetëm një synim, që ti bllokojë institucionet dhe reformat për rregullimin e këtyre institucioneve. Rasti i zgjedhjes së drejtuesve të rinj të Radio Televizionit Publik është rasti tipik që e tregon këtë. Është një tregues krejt i qartë. Kam një tabelë me të gjithë anëtarët e Radio televizionit ku shihet se i ka përfunduar mandati që në korrikun e vitit 2011, që kur PD-ja ka qenë në pushtet. Të gjithë anëtarëve dhe kryetarit të Këshillit Drejtues të Radio Televizionit shqiptar i ka përfunduar mandati dhe prej dhe prej dy vitesh ky institucion pronë e shqiptarëve është bllokuar dhe nuk bëhet zëvendësimi. Nuk u bë as kur PD ishte në pushtet dhe opozita e sotme nuk po e lejon procedurën ligjore të realizohet për zëvendësimin të anëtarëve për kryetar dhe anëtar të ri. Ky proces në komision është hapur prej 3 muajsh. Janë bërë rreth 7-8 seanca për këtë gjë. 3 prej këtyre seancave kanë qenë debate me dyer të mbyllura për gjetjen e një formule ligjore brenda ligjit ekzistues të ri që të zgjidhen anëtarët e rinj.

Në mbledhjen e dytë që u bë për këtë formulë arritën një konsensus. Kjo është e shkruar edhe në procesverbal i cili fillimisht u manipulua. Por pas denoncimit tim publik u korrigjua tre herë me radhe për të shkuar në formën e tij përfundimtare. Është e shkruar me të zezë mbi të bardhë, e deklaruar me gojën kryetarit Genc Pollo. Po konsensusi dhe në mbledhjen pasardhëse sikur të mos kishte ndodhur asgjë dolën dhe thanë jo, ne tërhiqemi nga konsensusi dhe në këtë mënyrë institucioni vazhdon të jetë i bllokuar. Si të mos mjaftonte kjo, që nga datë 13 dhjetor 2013, edhe drejtori i përgjithshëm zoti Petrit Beci ka dhënë dorëheqje. Dhe për rrjedhojë edhe RTSH është edhe pa anëtarë të këshillit edhe pa drejtor të përgjithshëm. Ndërsa opozita vazhdon të mos japë konsensusin për të bërë detyrën tonë ligjore. Sipas ligjit ne na kërkohet që kjo të zgjidhet. Çfarë interesash kemi, çfarë bëri PD-ja kur ishte në pushtet kishte dispozitë për t’i reformuar institucionet, pse nuk e jep edhe tani konsensusin dhe nuk bashkëpunon për të bërë këtë institucion funksional me 10 anëtarë të rinj të këshillit drejtues të RTSH-së.
 
Nga ana tjetër ne nuk kemi përdorur arrogancën sepse ne kemi shumicën dhe mund të marrim çdo lloj vendimi, pyetja ime është nëse do të ishte e kundërta që PD të ishte në pushtet dhe të kishte në dispozicion 85 mandate dhe ne të ishim në opozitë dhe të kishim aq mandate sa ka opozita. Do të kishte bërë me çdo çmim, qoftë dhe me arrogancën e kartonit zgjedhjen e drejtuesve të rinj të RTSH-së dhe zëvendësimin e anëtarëve të vjetër të AMA-s dhe për rrjedhojë mbushjen e vakancave të këtij institucioni. Këto janë standardet me të cilët PD-ja kërkon të bëjë reforma. Strategjia e opozitës është të bllokojë çdo proces deri në qershor kur Shqipëria pritet të marrë statusin e vendit kandidat, në mënyrë që nesër të thonë se kjo qeveri nuk po e rilind Shqipërinë, nuk di të bëjë reforma. Nëse ky është standardi i PD i të bërit opozitë edhe këtë radhë mbasi morën ndëshkimin në 23 qershor, ky nuk është lajm i mirë. I bëj thirrje gjithë kolegëve, deputetë të PD dhe të tjerë duke filluar nga e hëna të ndryshojnë qasje dhe të vijnë në mbledhjet e të bashkëpunojmë në reformimin e institucioneve, pronë të popullit shqiptar për integrimin, që ka të bëjë me kalimin e transmetimeve tona në qershor të 2015 nga transmetimet në analog në transmetimet numerike. Jemi në limitet e kohës, sepse për turp të rrezikojmë të jemi ndoshta i vetmi vend, që kur të gjithë do të kalojnë në transmetimet numerike ne rrezikojmë të vazhdojmë me transmetimet analoge.

Redaksia online
(e.s/shqiptarja.com)