TIRANE - Deputeti socialist Alfred Peza i konsideruar 8 javët e takimeve diplomatike të Ramës më aktive se 8 vjetët e qeverisjes së paraardhësit të tij.

Në një shënim në Fb, Peza komenton lëvizjet që Kryeministri i ri ka bërë në politikën e jashtme, ende u pa u dekretuar e në vijim.

"Pas vizitës në kryeqytetin e BE-së, Bruksel deri në fund të këtij muaji, Kryeministri i Shqipërisë ndodhet në SHBA për të marrë pjesë në aktivitete zyrtare në OKB dhe në takime me administratën e Presidentit Obama dhe ish-Presidentin Klinton.

Në 8 javët e fundit, Edi Rama po realizon në funksion të politikës së jashtme, më shume takime të nivelit të lartë se Berisha në 8 vitet e shkuara,"- thekson ai.

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)