Peza: Qeveria fushatë terrori, po
heq nga puna mbështetësit e mi
Lajmi është bërë publik nga vetë ish-gazetari Alfred Peza, i cili shprehet se do t’i dërgojë prova presidentit Nishani, Kryeministrit Berisha dhe Ambasadorit të SHBA, BE, ODBE dhe mediave ndërkombëtare për akuzat që ai ngre.
TIRANE - Kandidati i Partisë Socialiste për Peqinin, Alfred Peza i prezantuar prej një jave përpara strukturave të PS akuzon qeverinë se ka filluar një fushatë kërcënimesh duke pushuar nga puna persona që kanë lidhje me të.
Lajmi është bërë publik nga vetë ish-gazetari, i cili në rrjetin social Facebook i ka dedikuar këtij fakti një status përmes së cilit shprehet se do t’i dërgojë prova presidentit Nishani, Kryeministrit Berisha dhe Ambasadorit të SHBA, BE, ODBE dhe mediave ndërkombëtare për akuzat që ai ngre.
“Miq! Dua të ndaj me ju, një shqetësim: Prej një javë, që nga prezantimi im përpara strukturave të PS, miqve dhe simpatizantëve të mi të shumtë në Peqin, si kandidat për deputet, e gjithë qeveria me strukturat e saj qendrore dhe lokale, kanë filluar një fushatë të jashtëzakonshme dhune, terrori dhe kërcënimesh. Duke instaluar në Peqin, "Diktaturën e çapës së bukës". Janë pushuar njerëz nga puna dhe kërcënohet çdo person që takon me mua. Për këtë situatë, kërkoj solidaritetin tuaj. Ne kurrë nuk do përkulemi përpara asnjë situatë. Fitorja jonë e thellë dhe spektakolare më 23 Qershor, i ka futur tmerrin të gjithë fajtorëve.
Sot përgatis një njoftim me të gjitha provat dhe do ia dërgoj Presidentit Nishani, Kryeministrit Berisha, Ambasadorit të SHBA, BE,
OSBE dhe të gjitha mediave ndërkombëtare. Përqafime”, shkruan Alfred Peza në Facebook.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
75.3%
-
Jo
21%
-
Nuk e di
3.7%
Vota total: 2831
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Numërimi i votave, Celibashi: S’është koha që partitë të ikin! PD kundër numëruesve që vijnë nga administrata: Katastrofale
10 Dhjetor 2024, 15:29
-
Zgjedhjet 2025/ Komisioni i Venecias: Punoni të jenë të lira, OSBE: Depolitizoni administratën zgjedhore! Celibashi: Do të sillte mosnjohje rezultati
10 Dhjetor 2024, 10:23
-
Shqipëri, shqetësim transparenca e financimit në zgjedhje
9 Dhjetor 2024, 20:38
-
OSBE trajnon gjyqtarët dhe prokurorët e ardhshëm mbi trafikimin e qenieve njerëzore
6 Dhjetor 2024, 14:15
-
OSBE, trajnim punonjësve të Burgjeve për standardet e të drejtave të njeriut
22 Nëntor 2024, 15:44
-
'Krimet me armë të lehta ndodhin kudo por në Shqipëri është më i ashpër' Ambasadori i OSBE-së: Siguria nuk është vetëm përgjegjesi e policisë
20 Nëntor 2024, 17:32
-
Goditja e korrupsionit politik, financimi i partive dhe kufizimi për punësimin e titullarëve pas mbarimit të detyrës! Zbardhen disa nga propozimet në Komisionin e Posaçëm
13 Nëntor 2024, 09:47
-
Mbahet tryeza e parë për Dokumentin Analitik, ekspertët zbulojnë gjetjet dhe rekomandimet për integritetin e administratës publike dhe konsolidimin e shërbimeve digjitale
4 Nëntor 2024, 20:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera', OSBE flet për sondazhin: E konsultuam me Kuvendin
29 Tetor 2024, 09:18
-
Fitorja e partisë proruse, Presidentja e Gjeorgjisë thotë se nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve
27 Tetor 2024, 22:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera, çfarë gjinie je?', Tritan Shehu denoncon 'sondazhin' e OSBE-së për deputetët: Fyes, refuzoj ta plotësoj
24 Tetor 2024, 20:21
-
Prapaskenat e garës për sekretarin e Përgjithshëm të OSBE, Shqipëria me kandidaturën e Igli Hasanit mund rivalin turk! Si do zgjidhet në Vjenë
26 Shtator 2024, 17:15