TIRANE - Deri të premten është afati që opozita të hartojë relacionin e saj në lidhje me vendet bosh në Autoritetin e Mediave Audiovizive. Kjo është vendosur nga mazhoranca sot në Komisionin e Medias, pa praninë e opozitës, ku socialistët në unanimitet miratuan kërkesën e demokratëve.
Më herët, Komisioni i Medias u përfshi në debate të forta lidhur me këtë pikë të rendit të ditës.Mazhoranca paraqiti relacionin e saj, ku thuhej se AMA ka 4 vakanca, mes të cilëve edhe mandatin e Kryetares Endira Bushati, por opozita e ka konsideruar relacionin e N/Kryetarit Alfred Peza si sulm politik ndaj Kryetares së Autoritetit të Medias Audiovizive.
Maxhoranca, edhe në këtë seancë, nuk e ka ndryshuar qëndrimin e saj, duke marrë për bazë në shqyrtimin e vakancave të AMA-s, "Memon" e Zyrës së Monitorimit të Institucioneve të Pavarura të datës 12 mars 2014 dhe jo dy shkresat e mëparshme të këtij institucioni, ku thuhej se AMA ka vetëm 3 vakanca. Ndërsa, për opozitën, AMA ka vetëm 3 vakanca, ndërsa mandati i Kryetares sipas tyre përfundon në 2016-ën, sië është parashikuar në dy shkresat e para të Kuvendit.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com