Pezullimi i 16 mësuesve në Çermë, reagon MASR: Regjistrimet fiktive gjatë viteve 2012-2013

Ministria e Arsimit dhe Sportit dhe Rinisë ka reaguar pas lajmit se 16 mësuesë janë pezulluar në shkollën e fshatit Çermë e Sipërme në Lushnje.

MASR sqaron se hetimet kanë nisur prej kohësh dhe se ministria është në mbështetje të organeve ligjzbatuese.

Sipas MASR, masat janë marrë menjëherë nga drejtoritë arsimore në rrethe. Në njoftim thuhet se 16 mësuesit kanë kryer regjistrime fiktive gjatë viteve 2012-2013.

Njoftimi i plotë i ministrisë së Arsimit:

Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë në bashkëpunim me prokurorinë e Lushnjës ka ndjekur me seriozitet situatën deri në pezullimin e 16 mësuesve në shkollën 9-vjeçare të fshatit Çermë e Sipërme në Lushnje.

Sqarojmë opinionin publik se:

Bazuar në kallëzimin e bërë gjatë viteve 2010-2013 se në shkollën 9-vjeçare Çermë e  Sipërme ka pasur regjistrime fiktive, Prokuroria e Lushnjës ka regjistruar procedimin penal për “Falsifikimin e dokumenteve shkollore”.Prokuroria e Lushnjës ka filluar hetimet prej disa kohësh për këtë rast duke kërkuar sot nga gjykata pezullimin e 16 mësuesve.

Ky vendim është zbatuar menjëherë nga Zyra Arsimore Lushnje duke marrë masa të menjëhershme për zëvendësimin e këtyre mësuesve dhe mos pasur asnjë pengesë për mbarëvajtjen mësimore.

Ministria e Arsimit mbështet vijimin e hetimit nga organet ligj-zbatuese dhe siguron se për nxënësit e shkollës nuk do të ketë asnjë pengesë për të vijuar normalisht procesin mësimor. Ftojmë prindërit, mësuesit dhe nxënësit të denoncojnë çdo shkelje apo parregullsi të konstatuar në sistemin tonë arsimor.


Lajmi kryesor:

Nxënës fiktivë në klasa për të ruajtur vendin e punës/ Drejtoresha dhe 15 mësues në Lushnje pezullohen nga detyra


/b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja