Pezullimi i 22 policëve në Vlorë, shkak parcela me 6700 rrënjë kanabis! Bashkëpunonin me punëtorët, droga i përket një grupi të fortë në zonë

VLORË- Një parcelë prej 6700 rrënjë kanabis stativa është bërë shkak i pezullimit nga detyra i 12 oficerëve të policisë së qarkut Vlorë, ndërsa për 10 të tjerë janë marrë masa disiplinore. 22 efektivët e policisë janë penalizuar pas një analize të kryer në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe mandej ka qenë vetë kryepolici Ardi Veliu, që ka marrë masa ndaj vartësve të tij.

Burime pranë prokurorisë së Vlorës, e cila prej muajsh ka nisur një procedim penal për oficerët e pezulluar, bënë me dije se një pjesë e oficerëve të pezulluar do të arrestohen, pasi rezultojnë të kenë bashkëpunuar me punëtorë dhe njerëzit koordinatorë që kujdeseshin për parcelën prej 6700 rrënjë kanabis. Parcela ishte në një teren të sheshtë dhe shumë e dukshme nga syri i njerëzve, pasi ndodhej buzë një rruge, pranë një stani.

 Deri në këtë fazë ku janë hetimet mësohet se është proceduar për “Kultivim të lëndëve narkotike” vetëm pronari i tokës, i cili kishte ndërtuar shumë pranë parcelës me drogë dhe një stan delesh. Në ditët në vijim pritet që hetimet të vijojnë me arrestimin e personave të implikuar në këtë çështje, ku pa dyshim janë dhe disa prej policëve të Drejtorisë Qarkut Vlorë. Duke iu referuar burimeve ata kanë pasur dijeni të plotë për ekzistencën e parcelës dhe personat që kryenin kultivimin e saj, por në asnjë moment nuk kanë ndërhyrë dhe aq më tepër nuk kanë raportuar situatën tek eprorët e tyre. Parcela prej 6700 rrënjë kanabis, që u asgjësua katër ditë më parë në zonën e Vlorës, i përket një grupi shumë të fuqishëm në këtë qytet. Aktualisht hetimet vijojnë dhe ekspertët nuk e përjashtojnë mundësinë që këtë dosje t'ia kalojnë për hetime të mëtejshme prokurorisë së posaçme për shkak të implikimit të shumë funksionarëve shtetërorë në këtë çështje. Momentalisht parcela me 6700 rrënjë kanabis është asgjësuar totalisht nga policia dhe nën mbikqyrjen e prokurorëve të Vlorës.

Sasia e drogës mësohet të jetë djegur me benzinë. Ky është rasti i parë në Vlorë gjatë këtij viti që asgjësohet një parcelë kaq e madhe e mbjellë me drogë. Lidhur me këtë çështje janë pezulluar nga detyra inspektorë zonash dhe shefa në Drejtorinë e Policisë së Vlorës. Mes të pezulluarve nga detyra është drejtuesi i Komisariatit të Vlorës, Edmond Pjetri dhe ai i Himarës, Arjan Tase, shefi i krimeve në Himarë, shefi i stacionit policor në Selenicë. Kjo "furtunë" te blutë e qytetit bregdetar vjen pak ditë pas operacionit të bërë ku nga kontrollet e territorit nga toka dhe ajri, me dronë u evidentua parcelat me kanabis, më konkretisht në fshatrat Bolenë dhe Vërmik të Vlorës.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Titi: 06/10/2020 22:44

    Quhem Titi Dulaj nga fshati Bolene, me ate parcel ushqehen 30 familje ne Bolene, tani te na jap shteti bukun qe na e mori nga goja. Policia gjithashtu merte rroge me te mire nga kete parcel sepse shteti nuk I jep asgje te ket mundesi te blejn nje makine X6.

    Përgjigju
  • Selenica: 06/10/2020 11:33

    Keshtu esht kure Marigleni shefi postës Selenicë do të hai vetëm me Takun.

    Përgjigju
  • Alfons: 06/10/2020 10:37

    E thjeshte per tu gjetur pergjegjesia,drejtori i policise,shefi i komisaritit,shefi i krimeve,specialisti i krimeve,ndimes specialisti i rendit.(por me shume me dhimbset specialisti i krimeve i cili thjesht nuk ka bere detyren pasj eshe ngarkuar me 100 pune te tjera nga shefi i krimeve te mos kete mundesi reale ta kontrolloje zonen)

    Përgjigju
    • Liri: 06/10/2020 12:28

      O fonsi te fala mamit nga inspektori krimeve

  • Fatmiri: 05/10/2020 23:04

    Ju hapen petet lakrorit, kjo eshte e verteta e hashashit , jane asgjesuar me qindra parcela te tilla, por mbahet e fshehte, asgjesimi eshte bere i dtyrueshem nga sherbimet partnere te policise brenda vendit, JO NGA POLICIA. Droga I perket bandes se fatmir xhafaj, grupit te lokal vajanes, ku gabimisht ju kapen 20 Ton ne Llakatund, tre vite me pare. Askush nga punonjesit e policise se pezulluar nuk ka shans te jete vendimarres per lejimin e ketyre siperfaqeve, as mendohet. Urdheri eshte nga lart, SPAK e ka shume te thjeshte per ta hetuar, thjesht zbatim procedurash, asgje me teper. Thjesht te pyesi Ardi Veli, ai o ta mbaje vete ose ta faturoje, si Tan Didi, apo Haki Cako qe dolen pa lagur, dhe shiten mirbersin e tyre, dhe dalin sikur ska ndodh gje. Sepse pafyteresia sot vleresoet, nuk gjykoet. Ardi Veli eedhi koha te vjellesh ate qe kaptove si i babezitur, duke fut koken si struci.

    Përgjigju
    • Drithas: 06/10/2020 13:50

      Llakatundi Fshati i spiunave

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dyshime për sabotim pas dëmtimit të kabllos nënujore elektrike në Detin Baltik

Dyshime për sabotim pas dëmtimit të kabllos nënujore elektrike në Detin Baltik