Pezullimi i AstraZenecës në Itali, mjeku Albert Troci për Report Tv: Është zgjedhje politike, jo shkencore! S'ka prova se vaksina shkakton trompozë

Itali momentalisht është pezulluar procesi i vaksinimit me AstraZenecën. Mjeku shqiptar Albert Troci i cili punon në Itali, në një intervistë për Report Tv, tha se ky pezullim ishte një goditje shumë e fortë në këtë proces, ndërkohë që shtoi se kjo zgjedhje ka qenë politike, më tepër se e bazuar në shkencë.

Troci theksoi se në Itali po pritet vendimi që do të marrë EMA me datën 18 në lidhje me përdorimin e vaksinës AstraZeneca. PO ashtu Troci nënvizoi se mund të jeni të qetë, pasi deri në këto momente nuk është provuar një lidhje mes përdorimit të vaksinës dhe rritjes së rasteve të mpiksjes së gjakut.

'Siç e dini, që nga dje Italia e ka pezulluar vaksinën Astra Zeneca. Kjo ishte një goditje e fortë për fushtaën e vaksinimit në Itali, pasi janë 1 mln doza të Astra Zencës. Ky pezullim ishte një goditje. Në Itali janë vaksinuar 7 milion qytetarë. Për AstraZencën, vinin lajme të pakontrolluara nga agjenci të ndryshme dhe qytetarët u frikësuan nga lajmet. Zgjedhja ka qenë politike, sesa e bazuar në shkencë. Të dhënat në lidhje më këtë vaksinë nuk janë shqetësuese. Duke ditur që në Mbretërinë e Bashkuar vazhdon procesi i vaksinimit, ne po presim vendimin që do të marrë EMA dhe që do të bëjë deklaratë më datën 18. Kjo nga në anë është pozitive, që do të thoshte se procesi i kontrollit është shumë i rreptë. Pra qytetarët janë të parët dhe nuk kanë intersa nga ana ekonomike.Duke u bazuar në numrat, mund të jeni të qetë, pasi deri në këto momente nuk është provuar një lidhje mes përdorimt të vaksinës dhe rritjes së rasteve të mpiksjes së gjakut. Nuk është provuar shkencërisht, por ne presim sqarime nga Enti rregullator, siç janë EMA dhe OBSH. Në të njëjtët kohë do të shprehen për rastet me datë 18.'- tha Troci.

Vaksinimi i mësuesve dhe pedagogëve në vendin tonë ka nisur ditën e shtunë pas mbërritjes së 38.400 dozave të AstraZeneca nga platforma COVAX.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë