Avokati Indrit Sefa, tha në emisionin '5 pyetjet nga Babaramo' se Gjykata Kushtetuese do të marrë vendim nesër për pezullimin e Belinda Ballukut, nëse çështja do të kalojë në senacë plenare.
Sefa tha se me vendimet e marra drejtësia kanë treguar se drejtësia në vend është e pavarur.
'Këta janë gjyqtar paraprak, janë 3 dhe do të gjykojnë nëse çështja do të kalojë në seancë plenare. Mendoj se duhet ta kalojnë për shqyrtim në seancë plenare. Është rasti i parë dhe nevojë për ezaurim. Të 3 e shohin nga ana formale, a ka bazë kushtetuese kërkesa, a ka vendime të mëparshme kjo gjykata që ka pasur raste të ngjashme jo. Jemi në një situatë unikale i shkon një kërkesë e tillë për herë të parë dhe është kjo gjykatë pra GJK që do ti vendos vulën. Po vendimmarrjet e drejtësinë kanë treguar se kanë qenë vendime të pavarura’, tha ai.
Lajmi kryesor:
Pezullimi i Ballukut/ Prençi: Në përputhje me ligjin! Sefa: Ka fuqinë të prishë provat! Kikia: Kushtetuesja të zgjidhë ngërçin












