Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, pretendon se kryeministri Edi Rama i ka kërkuar dorëheqjen zëvendëskryeministres Belinda Balluku ditën që ndaj kësaj të fundit u ekzetuan masat e sigurimit personal pezullim nga detyra dhe ndalim i daljes jashtë shtetit, të caktuara nga GJKKO dhe të kërkuara nga SPAK në kuadër të hetimeve për Tunelin e Llogarasë dhe lotin e kartër të Unazës së Madhe. 

"Nuk ka popull në botë më të vjedhur se sa ne. Është poshtërim për çdo shqiptar. A e dini ju ç’do ndodhë, a e dini se këta hajdutë që janë siç janë, gëzohen kur rriten çmimet, sepse vjelin më shumë taksa. Ti vërtet paguan orizin dyfish, apo të merr taksën dyfish në orizin që blen, në qumështin që ble. Është koha t’i dalim zot vetes. Ajo çka kemi rritur është që çdo zë i yni të rrezonohet në botë, çdo përpjekje jonë të rrezonohet në botë. Të rinjtë folën këtu, janë shpresa e vetme dhe më e madhe e këtij kombi. Duhet të ngrihemi, të mbështesim",- tha Berisha.

"I kërkoi të japë dorëheqjen, jo tha, nuk jap dorëheqjen. Po ju them të vërtetën. Sepse pastaj do shkoj në burg. Kjo aludon se nuk i del zot. Ç’tu bëj mesazheve që ke bërë ti, i thotë Rama. Po mesazhet e tua në dosje janë shumë më të këqija, i thotë ajo. Ke 60 mesazhe të Ervis Verberit në dosje që tregojnë se ke diktuar çdo gjë. Gjatë debatit i tha dua të shkojë çështja në Gjykatën Kushtetuese për mua, jo i thotë do shkosh vetë. Ai që mendon se Edi Rama e bën për drejtësi ndaj Ilirisë, ai mendon për budallëk. Absolutisht e bën për veten e tij. Nuk ka pasur kombi një hajdute më ordinere se Belinda Balluku, por të them të vërtetën në Ankara ajo nuk shkonte dot për tunelin e Llogarasë. E mori Rama me vete. Edhe pazaret në Ankara i bëri Rama",- tha Berisha.


Lajmi kryesor:

Berisha sërish vetëm me një grusht militantësh në protestën para Kryeministrisë: Rama e Balluku do ikin të tmerruar