“Nuk do të më ikë dobësia për të edhe pse do të mungojë në Parlament këto ditë”, tha Meta. Sipas tij, Berisha do të jetë i mirëpritur gjithmonë të shprehë mendimin në Kuvend, por duhet të ruajë etikën në raport me pjestarët e tjerë të Parlamentit.
Deklarata e Metës erdhi pas takimit që zhvilloi me grupin e Parë Parlamentar të Kuvajtit në ambjentet e kryesisë së Kuvendit.
Gjatë seancës së djeshme plenare, ish kryeministri Berisha ndërsa kërkonte tërheqjen e policisë nga Lazarati, ofendoi me fjalë të ulëta gruan e ministrit të Mirëqenies Sociale Erjon Veliaj, dhe për këtë sjellej Byroja e mbledhur pas ndërprjerjes së menjëhershme të seancës, mori vendimin për ta pezulluar me 10 ditë nga zhvillimet e Parlamentit.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)