Brënda 10 ditëve pezullimi nga detyra i drejtorit të policisë së shtetit Haki Çako do të shqyrtohet në Apel. Këtë e konfrimoi Kreu i Apelit Hysni Demiraj i cili bërë publik dhe treshen e gjykatësve për këtë dosje, me Relatore Marie Qiriazi dhe anëtarë Ervin Metalla e Fiqirete Mullaj.

Trupa gjykuese është bërë publik këtë të enjte nga vetë Kreu i Apelit në Tiranë Hysni Demiraj gjatë një komunikimi me mediat.

Marie Qiriazi është gjyqtarja e cila rezulton të ketë qenë pjesë e trupës gjykuese që 5 vite më parë ka vendosur në kolegjin zgjedhorë dhënien e mandatit ish-kryebashkaikut Lulzim Basha përballë Edi Ramës sot Kryeministër.

Ervin Metalla është ish-kreu i gjykatës së Durrësit prej më shumë se 2 vitesh gjyqtar në Apelin e Tiranës pjesë e trupës që liroi në apel gardistët e dosjes “21 Janari”.

Ndërkohë Fiqirete Mullai rezulton se në Apel ka kaluar pasi më parë ka shërbyer si gjyqtare në gjykatën e Tiranës.

I pyetur për pranin e medias në seancën e apelimit nga drejtori Çako, Demiraj u shpreh se ajo varet nga trupa gjykuese.

Redaksia Online 
(xh.k/shqiptarja.com)